Vera Kurti: Gri-ngjyra e vitit
Gri më panë sytë
edhe dje,
edhe pardje,
edhe sipardje
gri,
me picrra vezulluese të gënjeshtërta
edhe sot
gri, sapo dal nga pragu i derës
gri dy ketrushët përqafuar me trungun e pemës
gri, dhe rruga për te dera e shpirtit
bëj të trokas dhe dëgjoj pëshpërima të buta;
-këtu hyhet vetëm nëse je veshur me nuancat e ylberit të buzëqeshjes
Bëj të buzëqesh dhe më ngrin buzëqeshja
avujve të ftohtë të grisë
që më rrethon ngado
që hedh sytë
Mbyllet qarku me grinë
dhe s’ka ngjyrë tjetër
që ia merr kurorën e argjendtë
me kohë shpallur
prej dhimbjes së shpirtit
-ngjyra gri-ngjyra e vitit…
Please follow and like us: