Albspirit

Media/News/Publishing

Irani bllokon ‘Instagramin’

Gjykata në Iran ka vendosur të bllokojë përdorimin e rrjetit social më të popullarizuar të planetit, Instagramin. Zëvendësprokurori i përgjithshëm iranian, Javad Javidniy deklaroi se vendimi në fjalë tashmë është miratuar por se ende nuk është zbatuar, raporton AA. Javidniy tha se autoritetet iraniane kishin premtuar më parë të bllokonin përmbajtjet e rrjetit në fjalë përmes një filtri të mençur, por kjo nuk u bë për shkak të kostos së lartë. “Tani kemi vendimin e gjyqësorit me të cilën kjo platformë mbyllet. Shumica e anëtarëve të Këshillit Suprem të Sigurisë Kibernetike gjithashtu beson se aksesi duhet të bllokohet”, tha Javidniy. Ministri i Komunikacionit dhe Teknologjisë Informative, Javad Azari Jahromi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të Këshillit të Ministrave të këtij vendi, tha se popullit iranian duhet t’i tregohet pse bllokohet qasja në Instagram, apo njerëzit duhet të dinë se çfarë sjellë ndalimi.

Please follow and like us: