Albspirit

Media/News/Publishing

Lotina Haziri fashit thashethemet për lidhjen intime

Prej disa kohësh djali i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Endrit Thaçi është përfolur për një lidhje me vajzën e kundërshtarit politik të babait. Në media qarkulloi një foto e Endritit me Lotina Hazirin, vajzën e nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirin. Në fotografinë e siguruar Gazeta Express, Lotina Haziri dhe Endrit Thaçi në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal. Po pas kësaj ka reaguar Lotina e cila ka mohuar të ketë lidhje me Endritin, gjithashtu ka përgënjështruar edhe lajmin që ka qarkulluar në mediat kosovare se dëshiron të bëhet këngëtare. ‘Nuk jam e dashura e askujt dhe nuk du me u bo këngëtare. Jeni bo t’tepert me lajme fallco’, shkruan Lotina në një postim në Instastory.

Please follow and like us: