Albspirit

Media/News/Publishing

Banorët e “Astirit” sërish në protestë: Do t’i mbrojmë të drejtat tona me gjak

Banorët e zonës së Astirit edhe këtë të premte kanë dalë sërish në rrugë duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, i cili përgjatë segmentit të tij prek shumë shtëpi në zonën e Astirit. Duke folur për mediat, banorët deklaruan se tashmë është vërtetuar se ky projekt është abuziv dhe duhet menjëherë të anulohet sa nuk është vonë. Gjithashtu ata shprehën vendosmëri se shtëpitë e ndërtuara me djersë do t’i mbrojnë me forcë dhe për këtë do të japin edhe jetët e tyre. “Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të sjell ndriçimin dhe pemët të cilat i hoqi këtu. Më shoqëruan pa asnjë shkak. Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. ne kemi 62 ditë që jemi këtu”, tha një banor.

Please follow and like us: