Emil Asdurian: PËRGATITJE
(Ç’është e vërteta e vërtetë)
Që diç po përgatitej, nuk e luante as topi, që shpërthente copash Micin, qe mbeti në kujtesen e të tijve, në këmbë krahëhapur, mustaqet kaleshe, plisin e bardhë dhe gjoksin jashtë. Thashethemnajën, që në fakt nuk ish më e tillë, jo për nga frika, se mbrojtjen dhe paprekshmërinë e siguronte qeveria, thjesht kish humbur zërin. Nuk shkëmbeheshin më fjalë kyçe paralajmëruese “a e dëgjove” apo “qyqja, u bë nami” që pasoheshin me një varg të njëpasnjëshëm shkakpasojash, që në fakt përbënin trupin e saj, dejet që e ushqenin. Si çdo gjë e gjallë kish të njejtën mënyrë përhapje si pema brenda nesh me rrënjë, dege dhe gjethe, si korrupsioni i mallkuar që nuk kish shërim. Këtë radhë si për inat të politikanëve, se ndodhte në kryeministri, në KQ, në selitë e partive, madje dhe midis shkëlqesisë së tij dhe bashkëshortes politikane, flitej me sy. Një ngrirje shikimi diku gjetkë tej përtej, një përhumbje e beftë dhe ajo më e qarta dhe më e shpeshta ish nje si pyetëse dhe lutëse njëherësh, siç bëjnë shpesh kafshët shtëpiake kur u vjen koha për të ngrënë. Kish sigurisht mbi të dhe një fije drite pezmi dhe pasigurie, por këto ishin të zakonshme. Ende nëpër tryeza hidhej për një dekikë ky shikim dhe pastaj fshihej me picetë, që palosej shpejt, qe të mos shihej ç’qe kur s’ish endur ende si fjalë për përgjigje. Cila qenie i përgjigjej vallë një nuance drite?
Spiuni Dullë dinte të tjera. Forcat, si dikur, ishin shpërndarë heshturazi aty ku duhej, qerrja kish shkuar tek shkurrja ku qe lepuri. Ishte një “presence e heshtur” siç bëhej dikur nga kalecat e njohur të kafeneve. Ne çdo qytet “katranjos” plangprishës me një psherëtimë murlani të lehtë, një paralajmërim prindërve rrogëtare. Zot na ruajtë nëse mendonin se shteti ish i dobësuar dhe s’kish koqe t’i dënonte. I pëlqente të bariste ashtu kokëlartë, me hapin e shtrirë si në paradë (si kishin lënë kurrë) tebdil nën dritat e bulevardit për t’i parë drejt në sy fajtorët cuba që vinin të vidhnin kureshtje. Gjueti nuhatjeje!
Kish degjuar, nga një jehone shumë e vagët, për këtë vend më të vogel se një shtet dhe dhe për nga popullsia më i vogël se një lagje. Diçka që lidhej me një mafje të re, më të egër nëpër filma hollivudi, me një gjuhë sikur përtypnin gurë, se sa ajo italiane. Më saktë i kish folur një mik i tij, sociopsikolog, në një mbledhje “stuhi truri”, si diçka e rallë ku mund të zbuloheshin disi disa dukuri të lëvizjeve të djathta antiemigracion në Evropë dhe SHBA, kur këta pastërtinë e gjakut e ruanin me pushkë dhe Kod (kanun), pa qenë asfare racistë, për më tepër ksenofilë idealistë, sa të huajin si mikun e prisnin si të ishte perëndia vetë. Kishin ndihur shumë mbretëri dhe askurrë. S’kishin të emigruar dhe pse trafikantë të tyre. Tepër të çuditshëm, si një fis i stërlashttë mendonin se kishin mënyren e tyre të veçante për çdo gjë, sidomos në lëmin shoqëror siç ia kish mësuar diktatori i fundit finok, i dobët dhe hakmarrës si gjithë të serës së tij. Një klan, burrat e të cilit vishnin dhe ata një kilt të bardhe me shumë pala, per të cilin nuk kish ndonje parapëlqim të veçantë. Flokët i mbante pak të gjata që ia rrethonin fytyrën e plotë, ndarë në përpjestim nga përbërësit e saj, po ashtu me masa te rregullta. Në kish aty këtu ca puçrra si një adoleshent dhe zbokth që binte si borë thinjash mbi xhaketën e zezë apo blu të errët. I pëlqente dhe e gjelbërta e thellë, por jo ngjyrat e ndezurra. Ish një farë Odiseu poliedrik, jo shumë i nxënë dhe euridit, por praktik. Ish prototipi modern i një mendimtari me mendje ushtarake, ku përzgjidhej strategjia dhe veprimi i shpejte pa ngurrim. Kish bërë çdo punë qe ia kish ngrënë mendja, ç’donte, i patrembur nga asgjë se s’mund të dilte i humbur. Bir i një fillrojtësi tek një shoqëri telefonike dhe nëne shtëpiake nga një pakicë katolike, se çdo gjë e kish fituar me krahët e mundit të mendjes se vet. Shpesh qeshte me veten, se dhe jo me shumë disiplinë, madje pak i çrregullt, kish perveç zgjuarsisë dhe një lloj marrëzie moskokecarese fisnike. Oh boy, he liked to read people’s mind!* Kjo kish kohë që ish zëvendësuar me dicka më sublime, nga një vëzhgues fijesh mendimesh në një shportëthurrës, oh dhe me shumë, mendjeçthurres. Dhe pse jo bankier, dipllomuar për planifikim qytetesh, e kish braktisur një karrierë të shkëlqyer si zv/president i një prej firmave më prestigiose në botë, për t’u bërë çfarë? Drejtor i një projekti shkencor, (kështu thuhej), më pas në producent filmash, në krijimin e një media on line, tejet të djathtë, ne drejtuesin e nje fushate zgjedhore, koha kur mund të përdorte talentin e tij mendje, tej grupime racosh, shtetesh dhe supershtetesh dhe tani po zbriste shkallët e një avioni me elika si të kohës së Duçes. Mund të kish marrë një aeroplan privat, por ai nuk i shijonte!
“… kalimi i pushtetit nga otoman në mbas-otoman …. Vende të tjera fqinje vranë dhe dëbuan praktikisht të gjithë myslimanët….Vetëm… ata, në menyre të ndërgjëshme u përpoqën të ndërtonin drejtpërsëdrejti një komb … pa e vënë fenë e shumicës myslimane në thelbin e identitetit të ri…”*(përpjekja e parë kombëtare).
“…. nuk dukej të kish pasur luftë çlirimtare kundërr otomanëve e cila do mund të krijonte një prijës të aftë të merrte frenat e shtetit në dorë…. një jetim i politikave të Evropës së krishterë…”*(lidhje me te semurin e Bosforit se s’njihnin mundesi tjeter).
“…mbreti i krishterë ….iku nën trusninë e një lëvizjeje fetare drejtuar nga një sheik … dhe myftiu të kryeqytetit-fshat, që vunë sherianë, igjin islamik”*(lëvizje anti-pavarësi).
“….Mungesa e udhëheqësve të mundshëm politikë me influencë përtej asaj krahinore e bënte formimin e njëkohshëm të shtetit dhe qeverisë thuajse të pamundur… Mbreti, më parë kryeminister, luftoi të bëhej legjitim, pas disa atentateve, qeverisi thuajse në ngujim.”*(pamundësi shtetformuese nga mungesa e lëvizjeve dhe udhëheqësve).
““Perëndimizimi” si qellim i ndërgjegjes kombëtare u bë norma e pas-pushtimin për të gjithë…” Eh, ndoshta ish për kjo arsyeja që kish ardhur në këtë vend ku mezi dukeshin fushat me një njollë drite në mes, ku nacionalismin e kishin kudo, duar, supe a gjokse tatuazhesh. Në flamurin prej principate si në dyluftimet mbi kuaj si në New Jersey …. apo për çfarë? Të ndizte a të shuante. Dikush me një copë karton ku qe shkruar emri i tij po e priste për ta çuar diku. Një i ftohtë i thatë e goditi në fytyrë por jo, mund të thoshe se ish i butë … s’para e thërrisnin me emër, kjo e kthente diku në ëndrra që i kish lënë në mes të rrugës dhe dorën shtyu paa mes flokëve…
Dihej se athinasit gojëbrisk gjithmonë qenë tallur me thebanët gagaçe, që s’lidhin dot dy fjalë e dashnore kishin njeritjetrin. Lavdi zotit ai vete pëlqente gratë, jo aq martesat. Zeshkanet si Shpresa po, nuk kish për t’i thënë jo! Siç talleshin skocezët malësorë me sasenakët e gjorë anglezë! Kush nuk i bënte të tilla etnicitete (“heathen”, “te pafe ”)i quante, kjo e fundit i kish pëlqyer më shumë se fjala “pagan”, që derri u q… nonën, të paktën besonin ne ca idhuj, te pafetë në asnjë, i urrente. Si të gjithë për çdo gjë të përditëshme mendonin vetë, për çeshtje te medha, mendonin si kope! Kjo ish politika! Kopeja e vendimeve te rëndësishme! Varej jo nga veprimet e secilit që s’i degjuan dot as fqinja, se sa nga forca e asaj çka e bënte të buçase sa dridhej qielli, sa të gjithë ta besonin se qe, eshtë dhe e tyrja! Propaganda.
*State, Faith, and Nation in Ottoman and Post-Ottoman Lands” nga FREDERICK F. ANSCOMBE. Cambridge University press, 2014