Miku i shqiptarëve në krye të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë
Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, e ky po cilësohet si lajm mjaft i mirë për Kosovën. Analistët vlerësojnë se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një politikë stabile dhe nuk varet shumë prej personaliteteve që zgjidhen atje, por për çdo rast, caktimi i Engelit në këtë pozicion po shihet si sinjal i interesimit të Amerikës për Kosovën. Ndërkohë shtypi kosovar pretendon se presidenti francez Emmanuel Macron po kërkon të përfshihet në dialogun për një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë. Macron i ka dërguar sipas të njëjtave burime, një letër kreut të shtetit serb Aleksandar Vuçiç ku kërkon të jetë pjesë e nismës me qëllim siç thotë, stabilizimin e Ballkanit perëndimor e ku shprehet se i mbështet përpjekjet e Beogradit për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe gjithëpërfshirëse./TCh/