Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri BLLOSHMI: Revolta e Qafëbarit dhe terrori komunist, 1943-1990 (3)

Lufta civile në Shqipëri, 1943-1990.

 “Të vërtetat që harrohen, kthehen në katastrofë”. Niçe


Proçes verbali i mbajtur në Mukje

Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt ne katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës së Ballit Kombëtar dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare. Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z.Thoma Orllogajt dhe sekretaria Z.M.Gjinishi. Bisedimet i hapi Z.Dosti, delegat i B.K, i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritur. Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë:

Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator.

Pika 2. Luftë për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht dhe të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike.

Pika 3. Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore.

Pika 4. Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bije me formimin e një qeverie provizore.

Pika 5. Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Delegacionet

Balli Kombëtar

  1. Hasan Dosti
  2. Mit’hat Frashëri
  3. Thoma Orollogaj
  4. Skënder muço
  5. Hysni Lepenica
  6. Jusuf Luzaj
  7. Kadri Cakrani
  8. Major Raif Fratari
  9. Nexhat Peshkëpija
  10. Halil Mëniku
  11. Ismail Petrela
  12. Vasil Andoni

 

K.P. N. Çlirimtar

  1. N.Kolonel Jahja Çaçi
  2. Myslim Peza
  3. Abaz Kupi
  4. Ymer Dishnica
  5. M. Gjinishi
  6. Omer Nishani
  7. Sulo Bogdo
  8. Shefqet Beja
  9. Medar Shtylla
  10. Stefan ___________
  11. Haki Stërmilli
  12. Gogo Nushi

 

Proklamatë

Popull Shqipëtar!

Po bëhen afro 5 vjet që Italia Fashiste ka pushtue vëndin tonë të shtrenjtë dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

Barbarizma ka arritur kulmin. Në keto kohë të fundit ka ndjekë e ka shkatërrue fshatra e qytete dhe me një etje të tërbueme ka vra e ka therë burra e gra, djem e vajza, pleq e të rinj dhe fëmi të vegjël shqiptar që ende thithin qumështin e nënës … Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, shprehje e gjalle e fuqive të kombit, paraqete këtë program:

1 – Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve më të mëdhenj, Anglisë, ShBA dhe të Bashkimit Sovjetik si dhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar ..

2 – Luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit te njOftu~botërisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut te vetvendosjes së popujve për një Shqipëri etnike.

3 – Luftë për një Shqipëri të lirë, deokratke e popullore.

Shqipëtarë!

Nuk keni ç’të prisni ma. Armiku është akoma në vatrat tona.

Erdhi koha që të çohemi të gjithë të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, intelektualë e patriotë qytetarë dhe katundarë dhe të rrokni armët për dëbimin sa më shpejtë të pushtuesit të huaj nga toka e shenjtë shqiptare.

Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vënd e kënd, me arme e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i keni në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

Jashtë armiku zabtues!

Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!

Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme dhe Bashkimit Sovjetik! Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!

Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë.

Të gjithë ata që morën pjesë në takim thonë se takimi ishte hapi i parë drejt bashkimit kombëtarë. Ky takim doli në përfundimin se Balli Kombëtarë dhe Fronti Nacional Çlirimtarë e konsideronin njëri tjetrin partner si forcë rivale, por jo armiq. Të dyja këto forca ishin kundër pushtuesit. Për herë të parë u diskutua çështja e Kosovës. Kjo marrëveshje pati një jetëgjatësi shumë të shkurtër, ndikimi kryesorë ishte i Partisë Komuniste Jugosllave me Miladin Popoviçin dhe Enver Hoxha me qarkoren e tij që shpallte fillimin e luftës civile.

Miladini i shkruante Titos: “Kemi ndikuar në P.K.Sh. dhe L.N.Ç.L që gjithsesi të prishim marrëveshjen e Mukjes”.

Po Miladini i raportonte P.K.J.: “Kemi biseduar me KQ të P.K.Sh. dhe studiuar çështjen e situatën atje dhe atëherë vendosëm të nxjerrim një trakt që të mos njihet mënyra e organizimit të Komitetit të Shpëtimit e Shqipërisë dhe as funksionet e tij si instanca më e lartë e Luftës Nacional Çlirimtare…”.

Proklamata e Mukjes u bë e njohur për shqiptarët, por edhe për serbin Miladin Popoviç dhe arsyeja pse u prish: në atë kongres është shënuar fjala Shqipni Etnike, pra, bënte pjesë edhe Kosova. Mirëpo Dushani e Miladini nuk e duronin dot t’i hiqej Kosova Serbisë.

“Gjenerali Uillson (komandanti suprem i aleatëve i shkruan Enver Hoxhës:

“Më duhet të vë në dukje se armët e furnizimet që ju dërgojmë janë të destinuara vetëm për një qëllim e pikërisht për të ndihmuar forcat tuaja që të luftojnë armikun. Unë nuk mund të toleroj që ju ti përdorni këto armë për të vrarë dhe për të likuiduar bashkatdhetarët tuaj për qëllime politike”.

Lufta civile në Shqipëri, disa data e të dhëna

Fakte të pamohueshme tregojnë se Shqipëria përjetoi një realitet të luftës civile midis forcave politike shqiptare. Qëllimi i kësaj lufte vëllavrasëse ishte lufta për pushtet. Historinë e asaj kohe e kanë shkruar nostalgjikët që ia atribuojnë vetëm një force politike. Ata mohuan faktin historik se pushtetin e tyre e vendosën duke ecur mbi pellgje gjaku të pa krahasueshme e krime të pashembullta të luftës civile kundër kundërshtarëve politikë. Kriminelët e kuq prishën marrëveshjen e Mukjes në gushtin e 1943 dhe plotësuan oreksin e Dushan Mugoshës. Ka pasur diskutime dhe polemika se a ka pasur luftë civile në Shqipëri? Këtë e vërteton më së miri Gjenerali Uillson, komandanti suprem i aleatëve, ku i shkruan Enver Hoxhës por për të kërkuar dhe ta thuash të vërtetën, duhet ta bësh pa ndihmën dhe ndërhyrjen e udhëheqësve qeveritar sepse ata fshehin të vërtetën dhe për më tepër nuk dëshirojnë ta bëjnë, sepse bijtë e atyre vrasësve janë në pushtet absolut. Kjo nuk është rastësi, por një kujdes i veçantë sipas porosive të zëvendës diktatorit Alia i cili i solli në pushtet. Duket qartë që pushtetarët e sotëm nuk kanë ndërmend ta prishin kontratën me të kaluarën.

Vëllavrasja

Vëllavrasja filloi në Libohovë në gusht të 1943, u vranë 11 vetë, në nëntor të 1943 u vranë 17 vetë, numri arriti nga të dy anët në 104 vetë. Gogo Nushi raportonte nga Tirana se gjendja me Bazin e Canës ishte e qetë, Enver Hoxha urdhëronte: “S’duhet humbur kohë, por zjarr për zjarr, t’i vëmë zjarrin Ballit dhe zogistëve.”. Dhe ndër dokumentet e pabotura të Shtabit të Përgjithshëm Nacional Çlirimtar ekziston dhe një radiogram që udhëzonte: “Të mos luftohen ashpër pushtuesit gjerman, por Bazi të zhduket. Kjo do të ishte fitore. No coment”.

Në një letër drejtuar Ymer Dishnicës dhe Naku Spirut, më 4 tetor 1943 E. Hoxha sqaron taktikën dhe strategjinë e luftës kundër Ballit Kombëtar: “Për çështjen e ofensivës së përgjithshme kundër Ballit ne mendojmë që kjo ofensivë të mos bëhet në një mënyrë që e kuptoni ju, se s’jemi akoma aq të fortë sa t’u hapim luftë çetave të Ballit në Shqipëri”.

Masakra e 14 shtatorit 1943 në GrehOt të Gjirokastrës nga terroristët komunist

Forcat nacionaliste të Hysni Lepenicës dhe Skënder Muços u kërkuan forcave italiane të divizionit “Peruxhia” të dorëzoheshin. Krerët komunist Bedri Spahiu, Shefqet Peçi dhe Shemsi Totozani që ishin në zyrat e komandës së divizionit italian organizuan vrasjen e tyre. Dikush hapi zjarr dhe pas 3-4 orë luftimesh dhanë jetën këta nacionalistë:

  1. Hysni Lepenica
  2. Hasan Beg Xhaferri, 64 vjeç
  3. Nano Sako Gjoni, 55 vjeç
  4. Nano Gjoni, 30 vjeç
  5. Hasan Gjoni, 20 vjeç
  6. Hasan Nano Gjoni, 17 vjeç
  7. Mehmet Bejko koka, 34 vjeç
  8. Abaz Latif Dauti, 35 vjeç
  9. Neki Sherif Mahmutaj, 48 vjeç
  10. Izet drevish Ruka, 75 vjeç
  11. Sherif Caush Buhuçi, 36 vjeç
  12. Bilal Hajdar Bilaj, 42 vjeç
  13. Ali Haziz She me, 40 vjeç
  14. Agim Cane Cane, nga Pcari
  15. Agim Qazim Selfo, 17 vjeç
  16. Shahin Lusho Rrapi, 36 vjeç
  17. Hamza Alem Tola, 37 vjeç
  18. Çobo Tola, 45 vjeç
  19. Kutbi Rustem Lifti, 33 vjeç
  20. Ziver Rexhi Bihoçi, 30 vjeç
  21. Tahir Beqir Vasili, 28 vjeç
  22. Yzedin haruni, 18 vjeç
  23. Fuat Shahin Azizaj, 26 vjeç
  24. Haki Zenel Dajlani, 26 vjeç
  25. Rustem Hazbi Xhufi, 26 vjeç
  26. Filo Hasan Miçeko, 26 vjeç
  27. Seit Selim Dema, 26 vjeç
  28. Ali Veiz Loci, 48 vjeç
  29. Dajlan Tahir Tahiraj, 43 vjeç
  30. Ismail Halil Saraçi, 17 vjeç
  31. Vaid Manxhar Koshi, 16 vjeç
  32. Ibrahim Hamit Graci, 45 vjeç
  33. Sefer Ismail Imeraj, 34 vjeç
  34. Rukmedi Dino

 

Masakra në Lushnje më 21 tetor 1943 nga terroristët komunistë me në krye Mehmet Shehun vrau e masakroi duke u pirë gjakun 67 nacionalistëve. Ja dhe lista e emrave të masakruarve:

  1. Ndoni Sako
  2. Fani Trungu
  3. Gori Todi
  4. Jani Gjeka
  5. Jorgji Gjoni
  6. Jorgji Lala
  7. Kozma Zhuka
  8. Nasi Zhuka
  9. Koli Tashi
  10. Kristo Shkoza
  11. Loni Bita
  12. Llazi Prifti
  13. Lili Shkoza
  14. Mihal Bita
  15. Nasi Janko
  16. Nasi Sako
  17. Nasi Zaho
  18. Perikli Prendi
  19. Pali Zaka
  20. Ristan Bani
  21. Simon Gjini
  22. Stefan Prendi
  23. Trifon Gjeka
  24. Trifon Gjoni
  25. Todi Gjurgji
  26. Vasil Perboti
  27. Myslym Bedalli
  28. Ram Koçi
  29. Bajram Jeshili
  30. Mehdi Pirra
  31. Bajram Pe pa
  32. Ruho Nako
  33. Hysen Dupi
  34. Arif Muço
  35. Rakip Xhepa
  36. Shaqir Sula
  37. Elmaz Xhepa
  38. Çaush Xhepa
  39. Latif Karafili
  40. Shaban Sina
  41. Asllan Vrapi
  42. Hysen Ismaili
  43. Muharrem Meshani
  44. Bajram Bilbili
  45. Ismail Koçiu
  46. Muhamet Kasmi
  47. Alush Kasmi
  48. Shemsi Arapi
  49. Skënder Arapi
  50. Sabri Bullari
  51. Beqir Cani
  52. Haxhi Sina
  53. Tafil L1uzha
  54. Ibrahim L1uzha
  55. Arif Halili
  56. Kadri Murrizi
  57. Ismail Murrizi
  58. Hysen Murrizi
  59. Haxhi Murrizi
  60. Ymer Bullari
  61. Gaqi Ndini
  62. Ndini Ndoni
  63. Isuf Buzi
  64. Shyqyri Leka
  65. Ramazan Kofsha
  66. Shefik Tota
  67. Gori Lala

 

 

 

Letra e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

 

“Shok i dashur Dushan Mugosha (?) Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne, sido që sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë “kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne. Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir, Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s’kanë ardh. Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema:

–     Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.

–     Partia në ushtri.

–     Organizimi i pushtetit.

–     Lufta Nacional-çlirimtare.

Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë qëkur ka ikur Sala, Mehmeti s’peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të *** urdhra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t’i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet në Korçe po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë.

Të përqafoj me shumë mall

Taras”

 

Veprimtarë nacionalistë

 

AGO AGAJ[1]

 

 

Atdhetar dhe veprimtar i shquar, lindi, në Smokthinë të Vlorës në mars të vitit 1897. Në vendlindje merr mësimet e para, kurse studimet e larta i kryen në Vjenë në degën e agrikulturës dhe bën praktikën në Moldavi e Poloni. I pranishëm në ngritjen e Flamurit më 1912, në atdhe rikthehet për t’u bashkuar me patriotët dhe luftëtarët dhe bëhet pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës, kurse në Luftën e Vlorës të 1920-s do të jetë luftëtar i saj dhe më vonë “kronikani autentik dhe i mrekullueshëm”.

Punon si drejtor shkollash bujqësore nëpër Myzeqe. Gjatë Luftës II Botërore emërohet Ministër i Bujqësisë, shkon në Kosovë dhe caktohet Prefekt në Mitrovicë. Merr pjesë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit. “I dashuruar pas Kosovës, ai do të mbiquhej dhe kosovari nga Vlora”.

Ikën nga Shqipëria me vendosjen e diktaturës. Emigron në Egjipt dhe mbas 25 vjetësh shkon përgjithmonë në SHBA, ku dhe mbyll sytë në dhjetor të vitit 1994 në Florida.

Ka botuar në të gjitha organet e shtypit të diasporës studime historike, gjurmime në fushën e folklorit, monografi, etj. Përveç “Miloshi, heroi i Kosovës” ka botuar dhe librin “Lufta e Vlorës”, një enciklopedi e trimërisë.

 

Blloshmët

 

Blloshmët, si fis në zemrën e të cilit ka gëluar kurdoherë me forcë ndjenja e dashurisë për truallin amtar, për kombin tonë e për lirinë, na shfaqet si damar i një gjaku të pastër arbëror, rrënjët e të cilit treten larg-larg në mjegullën e shekullit katërmbëdhjetë. Këtë informacion na e jep libri “Miloshi – Heroi i Kosovës”, botuar në Amerikë nga mërgimtari shqiptar Ago Agaj, ribotuar edhe në Shqipëri. Me fakte, historiani argumenton se Blloshmët janë pasardhës të Milosh Kopilicës, trimit që vrau Sulltan Muratin I në Betejën e Fushë-Kosovës (1389). Për të përvetësuar historinë, mbreti Alexandër i Serbisë i pat drejtuar një letër njërit prej pasardhësve më të shquar të këtij fisi, Hajdar bej Blloshmit, me anën e së cilës e ftonte të shpërngulej familjarisht dhe përgjithmonë prej Shqipërisë e të vendosej në Jugosllavi, ku “do të gëzonte të gjitha përkrahjet morale e materiale dhe nderimet e duhura si pasardhës i Heroit të Kosovës…”. Por ai nuk pranoi kurrsesi duke u përgjigjur: “Jam shqiptar dhe nuk ndahem nga Atdheu!”.

Hajdar Blloshmi lindi në Bërzeshtë të Librazhdit në harkun kohor 1858, 1860 dhe vdiq në dhjetor 1936. Arsimimit nuk iu nda kamba-këmbës. Atë bazë e mori në Ohër; në Stamboll të Turqisë kreu shkollën e mesme (Gjimnazin Perandorak franko-turk të Gallata Sarajit), si dhe studimet në larta Shkollën e Lartë të Drejtësisë. Mori arsim e kulturë të gjerë; përvetësoi disa gjuhë të huaja, si: turqisht, persisht, greqisht, frëngjisht e spanjisht. Emërohet sekretar në Ministrinë e Drejtësisë. Sulltani e thërret në pallatin e vet si këshilltar e përkthyes. Në Stamboll dha mësimin e gjuhës frënge në një gjimnaz turk dhe në Robert Kolegjin Amerikan; gjithashtu, një kohë qe edhe deputet shqiptar në Parlamentin Perandorak.

Përpjekjet në dobi të atdheut të vet e lidhën ngushtë atje me rilindës të tillë si, me vëllezërit Frashëri, me Ismail Qemalin (qe krushk me këtë, sepse i pati marrë të mbesën, Sarën, për të birin, Selahudinin), me Halit Bërzeshtën etj. Për shkak të ideve e të veprimtarisë së tij, “u prish” me Portën e Lartë. Pas dhjetë vjetësh pune në Stamboll, detyrohet të largohet që aty.

Në vendlindje tanimë kthehet i burrëruar. Shkon së pari në Bërzeshtë, ku kishte shtëpinë e prindërve. Por vëllezërit e vet qenë ndarë qysh më parë. Hajdarit mërgimtar si pjesë pasurie i kishin lënë tokat e fshatit Farret. Kështu, ai shkon e ngulet atje, në Reze. Por shpejt puna e solli që të shpërngulej në Ohër e në Pogradec, në Elbasan e në Durrës, në Vlorë e në Tiranë:

Punoi një kohë mësues në shkollën e parë shqipe të Ohrit, të hapur nga Hamdi Ohri që më 1897.

Pastaj vjen 1 dhjetori i 1909-s, mësimdhënia në “Normalen” e parë. Vitin e dytë shkollor, 1910-’11.

Nga Elbasani Hajdari shkon në Durrës, përsëri në katedër, mësimdhënës e drejtues i trupës pedagogjike të gjimnazit të atij qyteti.

Në periudhën e pushtimit francez, 1916-1920, si dhe pas largimit të ushtrive pushtuese nga zona e Korçës, shërbeu mësues i frëngjishtes në shkollën plotore Pogradec.

Në vitin 1925 u zgjodh deputet i Elbasanit në parlamentin e Zogut. Më 17 gusht 1928 zgjidhet anëtar i Asamblesë Kostituente. Hajdar Blloshmi së bashku me nipin e tij, Selman Blloshmi, me Dervish Himën, Petro Nini Luarasin, Hysni Currin e të tjerë morën pjesë në Kongresin e Manastirit që i zhvilloi punimet e tij në dhjetë ditëshin e parë të muajit prill 1910.

Hajdar Bej Blloshmi dhe Selman Blloshmi ishin iniciatorët për hapjen e disa shkollave shqipe në Librazhd, Starovë, Bërzeshtë etj.

 

Selahudin Hajdar Blloshmi lindi në Bërzeshtë më 21 mars 1892 dhe vdiq në Tiranë më 12 dhjetor 1929. Shkollën fillore dhe të mesmen ushtarake (shkolla e kadetëve) i kreu në Stamboll, më 1911. Shërbeu oficer në repartet turke që luftuan në Luftërat Ballkanike kundra sllavëve dhe grekëve. Më pas shërben oficer në Vlorë. Në Korçë shërben në repartet austriake dhe më vonë kalon vullnetarisht në ato franceze. Qeveria frënge e dekoron me medaljen e trimërisë. Më 1920 repartet franceze largohen nga Korça dhe kjo krahinë kalon nën juridiksionin e Qeverisë së Tiranës. Kapiten Blloshmin e shohim tani si një nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Shqiptare. Më 1921 dërgohet në Francë me major Bilal Nivicën për blerje materialesh ushtarake. Në periudhën vjeshtë 1921-qershor 1923 dërgohet në Paris të ndjekë Akademinë Ushtarake të Saint Cyr, Paris.

Pas mbarimit të saj kthehet në atdhe dhe po atë vit, në dhjetor, zgjidhet deputet i prefekturës së Elbasanit.

Në Revolucionin e Qershorit mban anën e Zogut. Në 14 gusht 1926 futet në shërbimin diplomatik. Në shtator 1926, dekorohet nga presidenti francez me “Kalorës i Legjionit të Nderit”. Dekretohet ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Bukuresht të Rumanisë, kurse në pranverë të vitit 1928 kthehet në atdhe dhe emërohet prefekt i Tiranës. Me dekret mbretëror gradohet nënkolonel, emërohet Komandant i “Entit Kombëtar të Djelmërisë Shqiptare dhe dekorohet me medaljen “Oficer i Madh i Kurorës së Italisë”.

Ati të birit

– Një Këshillë e një Plaku të Pjekur dhe Atdhetar –

Biri jim i dashur:

Letra që na kini dërguar si edhe gazetën Dielli i kemi marë dhe leçitim me gëzim. Nuk të jemi përgjigjur më shpejt se nga mallëngjimi vetë s’mund të zë pendën me dorë, se po të nis të shkruaj sytë më mbushen me lotë, fuqia, durimi më priten; dhe këtë me shumë mundime e kurajo mora pendën, sado që s’e ndjej veten në fuqi nga pleqëria e shkretë. Dua, me rastin e kësaj letre, t’ju këshilloj pak si djalë që të kam.

Si pas letrave të tu, më duket se gjer nashti kini mbajtur nderin si duhet, dhe lipset që kurdoherë ta mbani atë terezi, se ajo është e vetëmja që i zbukuron njeriut virtutat dhe i rit mentalitetin. Të njihi me shumë atdhetarë dhe me atë mënyrë të jini besnik i Federatës “Vatra”.

Lipset, pra, që të mbani nderin dhe të rëfeji shumë fisnik në gjëra shoqërore.

Nga përpjekjet e sakrificat i disa atdhetarëve, dhe nga mundimet e tepërta të tyre që kanë hequr lark – nëpër vise të huaja – sot mundim të gëzojmë një copë Shqipëri të lumtur, të cilën prindërit tanë na e kanë lënë trashëgim.

Juve të rinjtë, duhet të mos flini, të mos hupni kohë nëpër dëfrimet, të mos u bini pas disa mendje-ndryshkurve, të cilët nuk dinë dhe s’kanë marrë vesh vleftën e bashkimit, po çmojnë rëndësin’ e një klike të ndyrë që ka hapur krahët shumë gjërë nër ca Shqiptarë, të cilët duan si e si t’i nxjerrin mungime, shtegje të pakapërxyer mbarëvajtjes të idealit të shenjtë; por zgjohi dhe punoni me energji shumë e madhe, me kurajo të patundur, se prej juve pret të thyejë shekuj me lumturi ky vent, nënë flamurin dy krenor, ne i cili neve, disa pleq që s’mundim, kemi mbështetur kokët dhe na ka zënë një gjumë i ëmbël; disa të tjerëve u është shkrepur për ofiqe dhe po përpiqen kush e kush të marrë një shkallë më të madhe se shoku! Jo nga dëshira atdhesore se nga interesi i tyre.

Kështu pra, padrejtësirat, anësitë, nuk mund të them se janë shuar, por guxoj me thënë se këta dy gurë të mëdhenj kanë zënë rrënjë dhe po përparojnë me çape më të hapta se në kohën e “Babajt!”. Dua t’ju shkruaj më shkoqur mbi rrjedhjet e punrave të këtushme, por mjerisht, pleqëria m’i ka shtënë të dy këmbët me një kllapë dhe më shtrëngon t’ju shënoj vetëm me këto dy fraza; ndonse dhe s’përzihem në këto çështje.

Si thamë e më sipër, lumturia e këtij plengu pritet në kohën e arthme, nga ju të rinjtë, nga ju o shpresa të Shqipërisë, dhe pa dyshim nga ju. Një dru i trashë në mes të një kopshti të bukur, kur pemët e tij i lipsen të zot, ahere qëndron në vent përkundrazi, në qoftë se ay dru nuk jep asnjë pemë, por sa që të zërë vendin e me lapat e tij të prish bukurin’ e trëndafilëve, s’rron as më të paktën kohë.

Gjith ashtu dhe ju pema, bëhuni të shijshëm kundrejt përparimit modern, që të rrojë mëma juaj, e cila ka shkuar përmes shumë shekujsh, që kurse i vdiqnë burrat e qëmoçmë, nënë një mbretëri “shtazarake!”.

Sot-për-sot, krah’ i djathtë i Shqipërisë është Vatra. Ajo shoqëri e madhe që i ka sjellë, në kohë më të rrezikshme, shërbimet më të mëdha asaj. Jini të “dënuar” të qëndroni besnikë të patundur pranë saj. Forcoheni atë, se ajo është e vetmja që ju ka thyer e po ju thyen turinë atyre që mendja atyre që mëndja e varfër i ka gënjyer e i ka hedhur në mes të udhës për me ndaluar për me ndaluar sa më tepër e me çdo mjete përparimin e mëmës tyre.

Dyke mbaruar këtë letrë, ju përsërit e një herë fjalën e sipërthënë që të jini besnikë në Vatra dhe të njihi me shumë atdhetarë të nderçim.

Të kini mëndjen, kurdoherë, që të qëndroni shumë lark nga ç’do gjë e ligë që e demoralizon njerinë dhe i boshatis xhepin. Bëjini punës dhe mësimit, se ato dy sende e kanë zbukuruar Botën, se ato dy sende janë nevojat më të shieshme të jetën e njeriut.

Fjala ime e fundit, pra, për ty, o bir i dashur, është: “Zgjohu, mos fli në atë vent të përparuar, ku njeriu ka mjaft e shumë të mira raste”.

Të puth sytë me mall

 Yt’ atë.

 

  1. Redaktor: Këtë shkresën e sipërme e kopiova sindekur ishte në një letër që mora ca dit më parë nga im atë. Nga që më pëlqyen shumë ca këshilla të arta në këtë letër, e dërgoj për botim që të marrin pjesë dhe ata djem që interesohen në shkrime e Diellit.

Haki Blloshmi

 

Sh. D. (Shënim i Drejtorit Faik Konitza): Z. Hajdar Blloshmi është një Shqiptar mjaft i ditur dhe atdhetar i njohur; ka shërbyer si profesor i gjuhës frëngjishte në Rober Kollege të Stambollit. Këshillat e tij, pra, s ‘janë të një njeriu të zakonëshme, po të një atdhetari plak me edukatë të mirë dhe të pjekur.

(Marrë nga gazeta “Dielli” e Bostonit (SHBA), datë 4 mars

 

Haki Blloshmi, djali i dytë i Hajdar Blloshmi, lindi në vitin 1904 në fshatin Bërzeshtë. Mësimet e para i mori në shkollën shqipe në Bërzeshtë e në Korçë. Më vonë i ati gjeti mundësinë dhe e dërgoi për studime në Amerikë në Universitetin e Harvardit ku përfundoi shkëlqyeshëm për ekonomi politike.

Haki Blloshmi punoi për tre vjet sekretar në Ambasadën Shqiptare në Amerikë pranë Faik Konicës. Më vonë kreu studimet pas universitare në Francë dhe u kthye në atdhe. Ai u vu në krye të një çete nacionaliste për të luftuar pushtuesin. U pa e nevojshme dhe e domosdoshme një marrëveshje me komunistët për të ndaluar vëllavrasjet. Kështu, më 18 prill 1943 në Sopot të Bërzeshtës, përfaqësues nga të dyja palët zhvilluan një takim të përbashkët. Në këtë takim morën pjesë si përfaqësues të Ballit Kombëtar Haki Blloshmi, Nezir Muzhiqi, Hasan Bej Velçani dhe nga pala komuniste ishin Tuk Jakova, Kadri Hoxha, Luto Leka. Kjo marrëveshje u prish nga komunistët duke u kthyer në luftë nga vrasjet që ata bënë më 7 mars të vitit 1944 në Dunicë të Pogradecit.

Ja si shkruan Haki Blloshmi në vitin 1922 për arsimin që nga Amerika e largët:

Arësimi

Në këtë botë, (veçanërisht për ne shqiptarët) çdo njeri i math ose i vogël, i lartë ose i unjtër, i pasur ose i vobektë, lipset të çmonjë lartësisht vleftën e kësaj fjale.

Unë një djalë i ri fatmirësisht më shtyri dëshira të lëshoj këto pak radhë mbi këtë subjekt; ndonëse nuk jam i fuqishmë të shtroj me pendë gjith ato që lipsen e munt të mendoj në një shkresë të këtillë; por, duke përdorur fuqinë time më të mirë për t’i dhënë një kuptim e një vleftë, do munt të paktën t’u kujtoj djemve Shqiptarë që humbasin kohën në demoralizime, se arësimi është pasuria më e çmuar e lumtëria e jetës së njeriut.

Le të pështetemi në mendimet tona e të studiojmë bukurin’ e vleftën e arësimit.

Lumtëria, hidhërimi, fatmirësia, fatkeqësia, vuajtjet dhe rezilet nëpër mes të cilave rjeth jeta që në lindje e gjer në varr, janë të shumta; ca e gëzojnë njerinë, më të shumtat e hidhërojnë. Duhet të arsimohemi, të bëhemi të ditur që të shkojmë jetën të lumtur. Sa më i ditur të jesh aqë më i gëzuar rron në këtë botë. Jeta e njeriut të arsimuar mirë ecën mbi majat e luleve, kur e atyre të paarsimuar çalon nëpër ferrat, edhe me një mënyrë që s’munt t’a kuptosh ndiell vdekjen se i duket më e ëmbël se rrojtja e atillë.

Si çdo kohë, po veçanërisht në kohërat e sotme, arësimi ka qenë, është dhe do të jetë, ndofta më e madhe, një forcë e çuditshme në jetën e njeriut. Njeriu në këtë universë ka nevojë për aqë shumë gjëra të duhura për të lehtësuar edhe ndarë rrojtjen nga kafshët, – në det ose në tokë. Arësimi na hap sytë të vështrojmë më lark se ç’ia mer mendja njeriut. Ay na zbukuron mendjen të gjykojmë e të peshojmë drejtësisht. Ay mbjell dashurin’ e vëllazërimit dhe të atdhetarizmës në zemrat tona. Au na mpron kudo dhe kurdoherë nga ligësitë, urrejtjet, pabesitë, sjelljet jo-karakteristike edhe ambiciet kundra njëri-jatrit. Ay na drejton në një udhë të sigurtë për me studiuar natyrën njerëzore.

Neve djemtë të gjith dëshirojmë të shkojmë jetën e lumtur. Sikush e di që i lumtur ësht ay që ka dhe di. Që të bëhemi të pasur lipset të dimë, që të dimë lipset të arsimohemi.

Me që suksesi në jetën tonë rjeth me anën të arësimit, atëherë le të përpiqemi të mësojmë e të përfitojmë nga rastet e mira këtu në Amerikë, në këtë vend të lirë e bujar për çdo dëshronjës. Shkollat e natës këtu nuk mungojnë; për neve disa që s’jemi pregatitur për të pasur mësime të rregullshme në shkollat e larta të ditës, edhe ca nga mungesa financiare, këto janë shkolla të mira për me siguruar një dije në gjuhën anglisht.

Kam patur rastin të bashkonj një djalë që ka këtu në Amerikë afro gjashtë vjet; më thotë se këto tri vjetët e fundit ka vazhduar në shkollat e natës; por mjerisht më vjen keq të them se nuk di anglisht më mirë se unë që s’i kam mbushur dy vjet që zbrita në New York. Kjo provon se një djalë s’mëson vetëm e vetëm dyke shkuar dy orë mbyllur në një dhomë (room) po të mos përpiqet ca vetë edhe jashtë; fjala vjen, kur i jep leje koha duhet të venjë në libraritë të këndojë libra, magazina, gazeta, etj.; më shkurtazi, duhet të shtjerë një dashuri për mësime; edhe në do të mësonjë me të vërtet, të presë zakonet e shpesha që janë përgjithësisht rivali i mësimit, – nëpër kafenetë e bilardot ku në mes të tymit dhe pluhurit rrezikon edhe shëndetin që ësht simbol i djalërisë në çdo hapë.

Para se t’i jap funt kësaj shkrese, më pëlqen të përsërit faktin që asnjë prej nesh nuk duhet të presim për një jetë të dobishme e sukseseve po të mos çmojmë ambicien për mësime dhe punën e rëndë që na del përpara për me realizuar atë.

Bëje personin tënt të quhet burrë me tërë kuptimin e fjalës që ashtu dhe kur t’i lesh lamtumirën kësaj jete, të qanjë bota se humbi një njeri të vyer.

Djema! Për emërin tonë le të përpiqemi të arsimohemi për të mirën e ditëve tona, për përparimin e atdheut tonë dhe për të mirën e brezave të pritmë të Shqipërisë”,

Haki Blloshmi, Gazeta “DIELLI”, Boston, Mass., e mërkurë 24 janar 1923.

 

Selman Blloshmi lindi në vitin 1863 në Bërzeshtë. Ai ishte nipi i Hajdar Blloshmit dhe është një tjetër Blloshëm i cili ka punuar për Çështjen Kombëtare. Selman Blloshmi ka qenë delegat bashkë me Hajdar Blloshmin në Kongresin e Manastirit për alfabetin shqip. Ai ka marrë pjesë si delegat në Kongresin e Elbasanit në vitin 1909, ka marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës në vitin 1912 dhe në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Selman Blloshmi ka qenë i ngarkuar me misione speciale nga qeveria e Ismail Qemalit. Ka qenë delegat për hapjen e shkollës shqipe në Korçë. Ai ka pasur korrespondencë të rregullt me patriotin Ibrahim Temo si dhe konsullin austriak në Manastir në vitin 1900.

Selman Blloshmi u dekoruar nga presidenti i republikës, z.Bamir Topi, me medaljen “Shqiponja e Artë”. Ai ndërroi jetë në prill të vitit 1945 në fashatin Bërzeshtë.

 

E veçantë[2]

 

Sekret: Protokoll 6/6 1900

Manastir 19 maj 1900                                      H.H.S.A.A.P. Vjen 8-37

 

Raport i konsulli t austriak, ministër i jashtë në Vjen

 

Rreth udhëtimit të konsullit rus në Elbasan dhe të manovrave direkte anti austriake të zhvilluara prej tij, jam i detyruar që t’i raportoj shkëlqesis suaj direkt me dorën time për të cilën unë kam informata më të sigurta.

Më datë 2 të këtij muaji, zoti Rostkovski kërkoi prej Valiut një shkresë shoqërore të hapur për autoritetet e vilajetit, por që ju refuzua me shënimin, se shoqërimi i suvarinjëvet ishte i mjaftueshëm. Konsulli u nis për udhëtim duke refuzuar çdo shoqërim e kjo gjë e friksoi Valiun. Kështu që ai i telegrafoi atacionit më të afërt që patjetër t’i propozonin konsullit disa xhandar për ta shoqëruar, të cilët i pranoj vetëm ditën tjetër.

Natën e parë e kaloi në metropolitet bullgar në Ohër të dytën në Hanin e Xhyrës dhe në Elbasan arriti në natën e datës 5 maj. Për sa i përket qëndrimit të tij atje ai qe lutur arki­peshkovit ortodoks imzot Prokopit për ta pranuar si mysafir.

Për të kontrolluar intensivisht veprimtarinë e kolegut tim rus unë dërgova pa humbur kohë në Elbasan një shqiptar mysliman, që rrjedh nga një familje fisnike dhe që ka qysh një vit më parë që më është bërë besnik, ky është Selman Blloshmi nga Bërzeshta.

Qëllimi kryesor i Rostkovskit në Elbasan ishte që t’i kthente mendjen Patër Germanos dhe që të bënte për vehte bejlerët dhe prej të cilëve kryesisht Dervish beun. Mbas shkëmbimit të vizitave me muterarifin Reshit Pashan Rostkovski vizitoi dyret e para dhe pikërisht Dervish Beun, Aqif Beun, Ismail Pashën dhe gjatë javës tjetër një numër të madh familjesh ortodokse me në krye Venemin Nossin dhe Dr. Delianis.

Dervish Beu, të cilin e kisha këshilluar që karshi konsullit rus të tregohej më pak i ashpër dhe në përgjithësi këtë herë ata u treguan karshi konsullit tepër të sjellshëm.

Që ditën e parë u thirr dhe patër Germanosi, të cilit i afroi mbrojtje dhe i garantoi sigurimin më të plotë. Mbas shumë premtimesh të konsullit rus, patër Germanosi nuk u bind.

Mbasi nuk u arrit gjë me të mirë, Rostkovski filloi të kërcënoi e friksoi se do të dispononte arrestimin dhe internimin e Germanos prej qeverisë lokale, gjë që ishte e lehtë për të, pse ai vepronte në __________ (e palexueshme) me Valiun, që ishte miku i ngushtë i…

Por përsëri nuk pati sukses. Atëherë ndërmjetsoi nëpërmjet motrës dhe nënës së Germanos, dhe pastaj ja paraqit myterafit dhe i propozoi për ta thirrur priftin Germanos dhe për ta bindur që të largohet nga lëvizja, ose eventualisht për ta arrestuar.

Para këtyre insistimeve pa dyshim më në fund Dervish Beu cedoi dhe fitoi patër Germanos për një bisedim në të cilën përveç të dyve ishte dhe Selman Blloshmi nga Berzeshta i biri i Hasanit.

Dervish Beu i fitoi priftit të deklaronte nëse do të ishte katolik ose ortodoks.

Për sa i përket Selman Blloshmit dua të theksoj se familja e tij gëzon një prestigj të madh jo vetëm në rrethin e atdheut të tij, në Qukës, Starovë, Mokër por edhe në krahinën e shpatit. Familja e Blloshmit është e vlefshme të përmendet, se Lim Blloshmi (xhaxhai i Selmanit) ndodhej këto ditë në EIbasan me qëllim që të pajtonte Dervishin dhe Aqifin.

Duke çmuar drejt këtë gjendje, peshkopetor ortodoks, grek të Elbasnit presin që të gëzojnë favorin e familjes Blloshmi, gjithashtu edhe imzot Prokopi ka patur rast të jetë shpeshherë mysafir në kullën e Bërzeshtës.

Për shkak të grindjes midis Germanos dhe imzot Prokopit, Selmani është shikuar prej grekëve si një armik i tij, dhe gjatë qëndrimit të konsullit rus, ai është ftuar edhe prej metropaktit. Megjithëse Selmani nuk shkoi, hyrja e shqiptarëve ortodoksë në Elbasan.

I pyetur nëse do të dëshironte të· viheshe në shërbim të konsullit rus, Selmani jo më kot, shfaqi gadishmërinë e tij.

Ai e kishte kuptuar mirë se kur do të dilte ky aluzion por bisedimi u ndërpre nga hyrja e vizitorëve të rinj.

Dhe Selmani premtoi të bënte shërbimin kundrejt një shpërblimi shumë të lartë në të holla. Ftesës së Nosit që ai për këtë gjë të sqarohej vet me peshkopin, dhe se themelet e tjera të këtij të fundit Selmani nuk ia vuri veshin, sepse karakteri i ndershëm i tij qëndronte larg punës së keqe të tij. Porse ai shpejtoi që të vinte në dijeni patër Germanosin rreth atentatit që farkëtohej kundër jetës së tij.

Më në fund Rostovski u interesua shumë në Elbasan që të gjente Kalendarin kambiov 1880 – Sofje, në të cilën në f.76·botuar një artikull mbi çështjen e shpatit dhe i nënshkruar nga një shpatarak. Ky artikull qe prodhuar nga pena e një Hysen  efendi Ceka, si dhe Selman efendi Blloshmi dhe është shtypur në revistën “Albania Nr.3, datë 15 prill 1900”.

Marrë nga libri “Lef Nosi – Dokumente historike”

 

 

Temo Ibrahim                                                         Dosja 32/8 (faqe 51) 17.05.1897

2/3 Korrespondeca personale. Gjuha: shqip.

Indeksi: Selman Blloshmi

Titulli

Letër e Selman Blloshmit dërguar Dr.Temos, ku i shkruan se i ka marrë librat si dhe mbi ardhjen e një personi në Elbasan për të mësuar vllahishten si dhe mbi masat e marra për ndalimin e mbajtjes së armëve.

Temo Ibrahim                                                     Dosja 32/8 (Faqe 52-53) 24.11.1902

 

2/3 Korrespondeca personale. Gjuha: shqip.

Indeksi: Selman Blloshmi

Letër e Selman Blloshmit dërguar Dr. Temos ku i shkruan për dëshirën e madhe që kanë shqiptarët për mësimin e gjuhës shqipe, masat e marra për ndalimin e përhapjes së librave dhe njofton se Hilmi Pasha do të sulmojë Dibrën.

Temo Ibrahim                                                  Dosja 32/8 (Faqe 54-55) 22.04.1903

2/3 Korrespondeca personale. Gjuha: shqip.

Indeksi: Selman Blloshmi

Letër e Selman Blloshmit dërguar Dr. Temos ku i shkruan se e ka marrë “Apelin” i cili i ka pëlqyer shumë, për masat e marra për ndalimin e përhapjes së gjuhës shqipe e të qarkullimit të librave dhe njofton se gazetat e Shahin Beut të Kolonjës e të Faik Konicës i ka marrë rregullisht.

Temo Ibrahim                                                    Dosja 32/8 (Faqe 56-58) 15.11.1906

2/3 Korrespondeca personale. Gjuha: shqip.

Indeksi: Selman Blloshmi

Letër e Selman Blloshmit dërguar Dr. Temos me të cilën e uron për hapjen e shkollës shqipe të cilën e ka mësuar nëpërmjet gazetës “Drita”. Shpreh Keqardhjen për mbylljen e shkollës shqipe të Korçës dhe shpreson se Shqipëria do të çlirohet së shpejti.

Lufta civile në fshatin Dunicë të rrethit të Pogradecit nga terroristët komunistë më 7 mars 1944

Asnjëherë nuk është përmendur masakra e fshatit Dunicë në këta 20 vjet të kalimit të pushtetit nga komunistët fanatikë e gjakatarë te bijtë e tyre neokomunistë po aq premtues dhe fanatikë për të mbrojtur baballarët e tyre të cilët akoma sot e kësaj dite iu kullojnë duart vetëm gjak. Kanë dalë disa kalemxhinj të lidhur ngushtë me të kaluarën kriminale të komunistëve, duke marrë përsipër të nxjerrin në dritë krimet e terroristëve komunistë, duke vrarë nacionalistë dhe vetë quhen historianë. Një prej tyre do t’ua lajë borxhin komunistëve që e mbajtën në mesin e Tiranës me gjithë të duhurat, duke e anashkaluar këtë masakër sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në këtë masakër janë vrarë 37 luftëtarë të Ballit Kombëtarë me në krye komandantin e tyre Haki Blloshmin. Më poshtë po ju paraqes një listë me disa nga të vrarët e cila nuk është e plotë. Në këtë listë janë 17 emrat e parë. Koka e listës, e shkruar nga vetë vrasësit, tregon që ishte një luftë civile e vëllavrasëse. Një nga listat emërore të të vrarëve nga komunistët në krahinën e Mokrës, në katundin Dunicë të këtij rajoni:

  1. Haki Blloshmi, Bërzeshtë
  2. Shefqet Blloshmi, Bërzeshtë
  3. Skënder Blloshmi, Bërzeshtë
  4. Bajram Blloshmi, Bërzeshtë
  5. Sabri Blloshmi, Bërzeshtë
  6. Rexhep Leka, Bërzeshtë
  7. Hasan Bishtagu, Bërzeshtë
  8. Qani Sadiku
  9. Bajram Trebinja
  10. Ilmi Hajrullahi
  11. Shebi Malina, Malinë
  12. Mahmut Beshiri, Hoshtecë
  13. Dervish Hasani
  14. Halim Spaho, Debrovë
  15. Shaban Qerimi, Çezmë
  16. Xhelal Selca
  17. Adem Kaprri, Golik

Xhevdet Blloshmi· (1907 – 26.11.1996) [këto data janë sipas lajmërim-vdekjes që u vendos në Elbasan; sipas një certifikate të gjendjes civile të lëshuar nga gjendja civile e fshatit Bërzeshtë në vitet e Demokracisë: 1.1.1911] . Djali i tretë i Hajdarit. Lindi në Bërzeshtë. Njeri i thjeshtë. Shkoi në Dunicë dhe “ua mori gjakun” vëllezërve të pushkatuar. Jetoi ca kohë i fshehur dhe mandej u arratis nga Shqipëria në Jugosllavi. Jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe vdiq. Atje qe anëtar i Bllokut Kombëtar Indipendent.

 

Letër përshëndetjeje nga Amerika

 

PËRULEMI ME RESPEKT PARA JUSH!

 

Haki dhe Shefqet Blloshmit!

Gjithë viktimave të komunizmit që varrosen sot!

Jemi sot këtu, para jush, ne, pasardhësit tuaj, që Demokracia na dha mundësinë t’ju nderojmë në këtë ditë të shënuar. Së bashku me të gjithë të pranishmit përulemi me respekt para jush dhe vendosim lule të freskëta.

Mbi gjakun tuaj dhe të qindrave të tjerëve si ju, iu desh kuçedrës komuniste të triumfonte në Shqipëri, duke shkelur mbi vendimet e Mukjes dhe tradhtuar idealet e popullit.

Haki dhe Shefqet Blloshmi, dy vëllezër nga familja e Hajdi1r Blloshmit. Të dy të rinj, bëjnë pjesë në 12 Blloshmët e tjerë të vrarë e të pushkatuar nga Komunistët që nga marsi i 44-ës, deri në janarin e 45-ës ,pa përfshirë këtu vjetët e burgjeve, të internimeve dhe të pushkatimeve më të vonshme, që do të arrinin deri më i riu i Blloshmëve, Vilsoni, pushkatuar më 17 Korrik 1977.

Ju mbajtët lart traditat e atit tuaj, Hajdar Blloshmit, që krenohej se gjithë Blloshmët e kishin origjinën nga Milloshi i famshëm i betejës së vitit 1389 në Fushë-Kosovë (çka është vërtetuar nga studiues të huaj e vendas), i cili i deklaroi Sulltanit në gjyqin e Stambollit: “Mua mund të më dënoni, por shqiptari nuk e ka fituar asnjëherë lirinë pa gjak”.

Ju mbajtët lart traditat e atij ati, që i ktheu përgjigje dinjitoze Carit të Serbisë, me rastin e ftesës që i bëri për ta trajtuar me të gjitha të mirat në Serbi, si serb, pasardhës të Milloshit gjoja serb: “Jam shqiptar dhe i til1e do te mbetem!” Ju mbajtët lart denjësisht traditat e babit tuaj, arsimdashësit, poliglotit, pjesëmarrësit të Kongresit të Manastirit të Kongresit të Elbasanit, për hapjen e Normales, iniciatorit për hapjen e shkollave shqipe në Librazhd, Starovë, Bërzeshtë etj., i caktuar delegat në Kuvendin e Vlorës nga Starova e Pogradecit, për shpalljen e Pavarësisë, në të cilin nuk arriti të merrte pjesë, pasi u internua nga pushtuesit për në Bullgari; një ndër mësuesit e parë të Normales së Elbasanit, deputet i disa Legjislaturave në Parlamentin Shqiptar, nga viti 1926, deri më 1932.

Hakiu dhe Shefqeti jo vetëm i ruajtën këto tradita të mira e të trashëguara nga prindërit, por me zotësinë e tyre, i çuan ato më përpara.

Haki Blloshmi mësimet e para i mori në shkollat shqipe në Bërzheshtë e në Korçë. ë moshën 16-vjeçare vajti për të vazhduar shkollën e mesme dhe të lartë në Amerikë. Përfundoi shkëlqyeshëm Universitetin e Harvardit për ekonomi politike. Punoi 3 vjet në Ambasadën Shqiptare në Sh. B. A, pranë kolosit të letrave shqipe, të famshmit Faik Konica. U kthye në Atdhe, për të vënë në shërbim të popullit të tij dijet e fituara. Më vonë, kreu studimet pasuniversitare në Francë. Pushtimi fashist e gjeti në vendin e tij, ku organizoi rezistencën antifashiste dhe u vu në krye të çetës nacionaliste të zonës, deri në ditët e fundit. Mori pjesë në disa takime me forcat komuniste, për të evituar vëllavrasjen, pas Mbledhjes së Mukjes, si në Elbasan, Berat, Gramsh, Sopot të Librazhdit etj. Në marsin e 1944-ës, u rrethua nga një batalion i Brigadës së Parë. Doli jashtë rrethimit bashkë me disa të rinj të çetës së tij në përpjekje për të shpëtuar pjesën tjetër. Komunistët vunë në përdorim metodën e terrorit e të pabesisë, për të shtënë në dorë Hakiun: 17 pjesëtarët e çetës, të plagosur, i nxorën në një vend të dukshëm dhe lajmëruan, Hakiun, që, në rast se nuk do të dorëzohej, do të vriteshin të 17 të plagosurit e kapur, ku ishte edh i vëllai, Shefqeti, Hakiu sakrifikoi veten, duke u dorëzuar, me qëllim që të shpëtonte shokët. Por komunistët s’e mbajtën fjalën. Ata përdorën terrorin e kuq, duke pushkatuar më parë të plagosurit dhe, në fund, Hakiun!

Sot, pas 50 vjet;sh,jemi krenarë para jush. Idealet demokratike, për të cilat ju luftuat dhe humbët jetën, do të shkojnë përpara me këtë popull demokrat. Demokracia erdhi në Shqipëri falë mundit, djersës dhe gjakut të atij populli të shumëvuajtur. Ajo kërkon mbështetjen e të gjithëve. Të mos presim se çfarë do të na sjellë demokracia, por çfarë do të bëjmë ne për demokracinë. Të nderuar qofshi të gjithë!

I juaji përgjithmonë, XHEVDET HAJDAR BLLOSHMIT.

 

 

*    *    *

Ja si kujton dhe porosit diktatori për Ballin Kombëtar:

Takim ditor i sekretarëve të Komiteti Qendror të Partisë e mërkurë 7 mars 1979.

Diktatori nuk është dakord me shkrimet që bëhen për të denigruar Ballin Kombëtar dhe luftën e tij kundër pushtuesit të vendit. Në këtë takim diktatori flet për komandantin e çetës së Ballit kombëtar Haki Blloshmi nga fshati Bërzeshtë dhe kritikon artikullshkruesin që të mos gënjejë se dhe ballistët ishin trima e dinin të luftonin. Dhe e vërteta duhet thënë dhe shkrojtur.

Gjyqet e organizuara nga komunistët pas masakrës së Dunicës në vitin 1945

Në kërkimet e mia për masakrën e Dunicës kam gjetur pak dokumente që flasin se si vazhdoi lufta pas masakrës. Komunistët, për të vrarë të gjithë nacionalistët e mbetur gjallë pas kësaj masakre, filluan të ngrinin gjykata me përfaqësues të frontit nacional çlirimtar, nga pushteti, nga ushtria, nga gratë anti fashiste dhe nga rinia.

Ja dhe përbërja e gjykatës:

AKT-AKUZË

Sot më 9 Maj 1945, komisioni Hetues për zbulimin e krimevet dhe kriminelëvet të luftës dhe armiqvet të popullit, i formuar prej:

 

  1. Mihallaq Denasi Kryetar (Gjyqtar)
  2. Gaqo Nasto Anëtar – përfaqësues i Frontit Nacional Çlirimtar
  3. Skënder Villa Anëtar – përfaqësues i Frontit Nacional Çlirimtar
  4. Niha Lako Anëtar – përfaqësues i Pushtetit
  5. Muharrem Butka Anëtar – përfaqësues i Pushtetit
  6. Nazif Karafili Anëtar – përfaqësues i Ushtrisë
  7. Peço Nedelli Anëtar – përfaqësues i Ushtrisë
  8. Nevrije Pojani Anëtar – përfaqësues i Gruas Anti Fashiste
  9. Aleko Veshi Anëtar – përfaqësues i Rinisë Anti Fashiste.

Mori në shqyrëtim aktet hetimore të të pandehurit Qemal Shkoza, bir i Haxhiut dhe i Rezies, lindur në Vlorë më 17 Kallnor 1911 dhe banues në Tiranë, ish oficer gjindarmërie, i reshtuar më datë 7-12-1844 dhe konstatoj se:

I pandehuri Qemal akuzohet se, si oficer nuk ka bërë detyrën dyke lëftuar okupatorin fashist, si komandant i rethit gjindarmëris Pogradecit, ka inspiruar gjindarët në rezistencë kundër partizanëvet ka marre pjesë në këtë luftë, ka qënë kundërshtar i Lëvizjes N.ÇI. luftën e së cilës ka sabotuar dhe ka bashkëpunuar me okupatorin.

Prandaj ne baze te ketyre dokumentavet te gjala dhe te pa kontestueshme, kerkoj qe te bjeri e pa meshirshme shpata e drejtesise mbi te, dhe ne baze te nenit 18 te Ligjit para treguare te vendoset denim i te pandehunit Qemal Shkozes me vdekje dhe konfiskim i pasunise tija tundshme e pa tundshme.

Prokurori: (Koço Prifti)

 

Masakra e 26 Tetorit 1944 në Tiranë

 

Pa u futur mirë terroristët komunistë në Tiranë filluan të derdhnin gjak të pafajshëm. Ata thirrën dhe mblodhën 38 intelektualë të cilët ishin të diplomuar të gjithë jashtë shtetit. Edhe sot, mbas 68 vjetëve ata nuk janë kthyer. Shumë pohojnë se disa nga ata i vranë në hotel “Bristol”, disa shprehen se janë vrarë te Rrapi i Treshit deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë apo gjurmë. Një gjë është e sigurt: se ata s’janë gjallë, janë pa varre, që do të thotë se familjarët e tyre nuk kanë se ku të vendosin një tufë me lule apo të derdhin një pikë lot për humbjen e njerëzve të tyre të dashur në ditë të shënuara. Megjithatë ata nuk do të thotë se janë harruar. Ata të gjithë janë nderuar nga presidenti i Republikës, z.Bamir Topi, me medaljen më të lartë “NDERI I KOMBIT”. Ja dhe lista e emrave të të zhdukurve pa nam e nishan natën e zezë të atij tetori:

  1. Azis Selman Blloshuni
  2. Abdulla Saraçi
  3. Muharrem Liku
  4. Hamit Greblleshi
  5. Muharrem Lleshi
  6. Akil sakiqi
  7. Nazmi Uruçi
  8. Hasan Dine
  9. Bajram Çuka
  10. Boris Belevski
  11. Fahri Dabulla
  12. Faik Shkupi
  13. Ismail Petrela
  14. Isuf Allamani
  15. Jorgji Mema
  16. Jakup Deliallisi
  17. Kapllan Deliallisi
  18. Shefshet Deliallisi
  19. Selim Braja
  20. Mumtaz Kokolari
  21. Syrja Kokolari
  22. Vesim Kokolari
  23. Anton Fekeçi
  24. Mehmet Doda
  25. Petraq Pekmezi
  26. Selman Alikorça
  27. Rifat Treshana
  28. Aleks Mavraqi
  29. Selman Shtefni
  30. Minella Kotkoçi
  31. Ndue Pali
  32. Selim Kelmendi
  33. Nebil Çika
  34. Shuka Xhumari
  35. Rakip Kalenja
  36. Ali Panariti
  37. Lubi Zapulli
  38. Reshat Stërmasi

 

 

Pushtimi i Shqipërisë nga terroristët komunistë 1945-1990

Ja si ia filluan punës terroristët komunistë pas pushtimit në vitin 1945 duke vrarë popullin e tyre herë pas here.

Gjyqi special:

Gjyqi special dha 17 dënime me vdekje:

  1. Fejzi Alizati
  2. Lorenc Toçi
  3. Aqif Përmeti
  4. Gustav Mirdashi
  5. Konstandin Kate
  6. Hilmi Leka
  7. Reshit Mërlika
  8. Beqir Valteri
  9. Javer Hurshiti
  10. Dik Cami
  11. Ismail Golemi
  12. Zef Kadareja
  13. Tahsim Bishqemi
  14. Shyqyri Borshi
  15. Daut Cercani
  16. Kol Tromara
  17. Bahri Omari.

Me burgim të përjetshëm:

  1. Koço Kota
  2. Xhavit Leskoviku
  3. Koço Tosi
  4. Ibrahim Biçaku
  5. Xhevat Korça
  6. Refat Begolli
  7. Bajram Pustina
  8. Shuk Gurakuqi.

Me 30 vjet heqje lirie:

  1. Qamil Vrioni
  2. Tofik Mborja
  3. Sokrat Dodbiba
  4. Mihal Zallari
  5. Et’hem Cara
  6. Ndoc Noraçi
  7. Anton Kosmaçi
  8. LAzër Radi
  9. Sami Koka
  10. Sulejman Vuçiterni.

Shumë të tjerë morën dënime më të buta dhe përfundimisht në këtë gjyq special u dënua 60 vetë.

 

[1] Ago Agaj, “Miloshi, heroi i Kosovës”, Botimet TOENA.

[2] Kjo letër është marrë nga Instituti i Historisë, Arkivi i Vjenës.

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

Please follow and like us: