Albspirit

Media/News/Publishing

‘KOMPLEKSI ELEKTRA’ & UJËRAT E ÇMENDURA NË DETIN JON (2)

Sotir Athanasi

Një anije po lundronte dhe kishte kombinuar me: UJËRAT E ÇMENDURA, ose MANIAKE që po lëviznin nga veriu në jug. Ky qe dhe drejtimi i atij mjeti lundrues në këto ujëra të detit Jon. Dhe pikërisht në Kalkidha.
Në pjesën e pasme të saj, një sërë vajzash, si në pasarelë, të zhveshura edhe nga gjoksoret, i kënaqte edhe vetëm dorëzimi ndaj rrezeve të diellit që trupin e tyre ngjyroste. Laertit iu kujtua një kuriozitet që kishte lexuar mbi stadiumet ku luhej futboll me femra. Pesë minuta para mbarimit, hapeshin dyert. Atëherë futeshin spektatorë meshkuj që… prisnin këmbimin e bluzave midis lojtareve për të parë. Çfarë? Gjokset e tyre të zbuluara tërësisht. Edhe këtë ‘paradë’ Laerti në fillim e pa thjesht me kërshëri; por kur kjo u shndërrua në kënaqësi e më pas në dëshirë për ta riparë, atëherë u kujtua të kthejë kryet përpara dhe ndeshi vështrimin, jo vetëm të qeshur të së bijës, por edhe tundjen e kokës së saj që thoshte:
– Të pëlqejnë, babushi im, ë? Të pëlqejnë?
Qe marrëveshja e parë e heshtur mes tyre. Kjo e trishtoi BABANË. Kjo e lumturoi VAJZËN. Cili mashkull nuk do të kënaqej t’i shfaqeshin në të vërtetë e jo në ëndërr madje, jo një e dy, por një skuadër femrash gjokszbuluar?
Këtë lexoi edhe vajza në vështrimin lakmitar të idhullit të saj, Laertit. Por të lëmë mënjanë këtë ndjesi që përfshinte marrëveshja e fshehtë midis vajzës dhe Atit të saj dhe të ndjekim rrëfimin.
Pas gjashtë orësh, ujërat ndërronin drejtim: nga jugu në veri. Prandaj edhe banorët, pa
u thelluar në shkakun e këtij fenomeni, qenë mjaftuar duke i quajtur TË ÇMENDURA, ose MANIAKE. Thua të lozë rolin e vet kjo pjesë deti me ujëra të çmendura në mendësinë e njerëzve që e kundrojnë atë dhe t’i shndërrojnë në binjakë të tyre manjakë?

Laerti u përqendrua përpara laptopit në studion e tij dhe nisi të punojë për të larguar stresin dhe turbullinë e shkaktuar nga një shifër: TETËMBËDHJETË. Por edhe nga një fjalë: VAJZË. Si ishte e mundur që kolegu i tij i punës ta kujtonte dhe ai që ishte i ati i VAJZËS, ta kishte harruar?
E shoqja s’po kthehej ende nga psonisjet në supermarket. E bija kishte ndezur televizorin që jepte muzikë dhe vallëzonte sipas ritmit të saj. Ai ngriti kryet dhe për shkak të portës së hapur, pas atij korridori-urë që lidhte studion me dhomën e ditës, vështrimi i tij ndeshi atë të së bijës, ndërkohë që dëgjoi një fërshëllimë futur nga dritarja në çastin më të përshtatshëm për mikrobiologun. Vajza, tejet e gëzuar, po kërcente me një… “kavalier” rastësor. Ky ishte një nga jastëkët mbështetës të kolltuqeve.
– Hajde, Laerti im!
Këtu mbiemri im është i zakonshëm në gjuhën e ditës në Greqi. Thënia “zonja ime” përdoret në respekt edhe midis dy të panjohurve. Madje klienti mashkull mund t’i drejtohet arkëtares grua: «zonja ime”. E veçanta në rastin tonë është se asaj i qe lejuar thërritja e të atit edhe me emër, në vend të fjalës baba. Sepse ajo e konsideronte shok atë. Prandaj edhe shprehu:
– Hajde, Laerti im, të kërcejmë!
– TETËMBËDHJETË! – shqiptoi pa dashje ai dhe mund të ishte e tetëmbëdhjeta herë e mbase shumëfishi i saj, që i shkonte nëpër mend kjo shifër.
– Po, i ëmbli im. Pasnesër mbush plot tetëmbëdhjetë vjeçe dhe më vjen mirë që ti, Babushi im, e mban mend këtë datë. Se unë me mamin donim të ta bënim surprizë. Prandaj ajo ka shkuar për të psonisur gjëra të freskëta. Madje do të marrë edhe peshk që në barkun e tij të fshehë UNAZËN E ARTË.
– Pse nuk zbret më mirë tek autori i fërshëllimës që të thërret aty, poshtë në plazh, por shtrëngon jastëkun sipas ritmit? – i tërhoqi me ëmbëlsi vërejtje ai. Ndërkaq, vajza kishte mbërritur në studio. Ashtu e veshur me minifund dhe një dekolte disi të tepruar ku, frymëzuar edhe nga “pasarela” e atymëparshme, tre të katërtat e gjoksit të saj ishin të zbuluara si për të plotësuar një nga “paragrafët” e marrëveshjes së fshehtë, aty te ura. Për ta zhbërë disi “marrëveshjen e fshehtë”, Laerti zgjodhi mënjanimin dhe jo vërejtjen. Nga ana tjetër, bindja që ai për këtë tetëmbëdhjetëvjeçare ishte thjesht babai ligjor dhe jo biologjik, i lejonte një mendësi disi ndryshe, e cila, megjithatë, ligjëronte qëndrimin e tij prej mashkulli.
– Më the i ëmbli im, pse nuk zbret më mirë tek autori i fëshkëllimës? Kështu?
– Po.
– Sepse pëlqej deri në adhurim Babushin tim, – komplimentoi ajo dhe nga mënyra se si e shprehu ai e kuptoi që s’qe aspak kompliment. Qe i njëmendtë. Tërësisht i vërtetë. Ishte idealizim.
Laerti, s’mund të mos pranonte ftesën e së bijës dhe u ngrit. Thirrja e prindit, qoftë edhe vetëm ligjor (siç bindja po i shtohej), e detyronte t’i përgjigjej asaj. Ajo plotësoi fjalinë:
– Kam shumë dëshirë, babushi im, që unaza të të bjerë ty.
– Që unë të kërkoj një… mami tjetër?
– Jo, Babi! Dua që ti, babi im, të zbulosh dhe të mposhtësh shkaktarët e një tjetër mikrobi të PLASJES. Se njeriu, Laerti im, plas edhe për shkaqe të tjera, jo infektive, jo mikrobike. E për këto nuk kujdeset askush. Nuk ka laboratorë. As vaksina. Ashtu sikundër askush imunitet nuk gëzon.Qoftë edhe ti,miku e idhulli im, Laert. Se mikrobi, i cili edhe pas tetëmbëdhjetë vjetësh, çoi në rrugën e gjatë për te Zoti Oficerin Madhor, mund të shpjerë në katastrofë edhe një tetëmbëdhjetëvjeçare si unë, vetëm e vetëm se idhulii i saj është shpërfillës.
Gjatë kësaj kohe ajo e kishte vendosur kokën në supin e të atit. Se vetëm në këtë mënyrë mund t’i thoshte, pa e parë në sy, si emailin anonim ardhur në laptopin e saj, bashkë me urimin për ditëlindje që veçanërisht përsëritej vit për vit. Madje dy herë: e para, në ditën e lindjes dhe e dyta në ditën e emrit. Dhe, çuditërisht, ajo, jo vetëm e pranonte në fshehtësi, por ndiente edhe kënaqësi. Në fëmijëri nuk i kishte vënë rëndësi. Në adoleshencë i kishte pëlqyer sidomos intimiteti dhe mezi i priste këto kremtime. E adhuronte dërguesin. Në ndryshim nga babai, ky merrte një status të një miku afërprindëror. Por për Babanë (idhullin e saj) ajo ishte e gatshme për çdo sakrificë. Madje donte ta shtrëngonte në gjoks. Ta çante të sajin, ose edhe të tijin, dhe të futej aty brenda si një zog. Prandaj, në pamundësi për asnjërën nga këto variante çmëndur e (se të tilla ato qenë) ajo parapëlqeu. Çfarë? Në fillim, me miklimin femëror që s’e bënte për herë të parë, kur i rregullonte kravatën përpara se të nisej te studentët. Sigurisht, jo të kësaj natyre. Ajo mundi, ashtu pa e kuptuar Ai, t’i zbërthente tri-katër kopsat e para të gjoksit. Pastaj, teksa muzika, si kolona zanore e një filmi të vërtetë, zbuste çdo kundërshtim dhe nxiste çdo nismë sado të guximshme, ndërsa kënaqësia ishte e pranishme dhe konstante me tendencë superiore, deri në masën që Laerti të përfshihej me drejtimin e treguar nga instinkti mashkullor në këtë aventurë. Gjoksin e tij si një gëzof i veçantë të cilin ajo, prej vitesh, e ëndërronte, e kishte prekur me gjinjtë e saj tërësisht të zbuluar vetëm me një lëvizje, sa të lehtë, aq edhe fine.U dëgjua sërish fëshëllima, por ajo nuk i shkëpuste dot kryet nga qafa e të atit. Gjoksi i saj prej tetëmbëdhjetëvjeçareje sikur donte të njëmendësonte mendimin e atymëparshëm dhe asaj i ngjante se qe mjaft pranë realizimit.
Për Laertin ishte e para herë që e toleronte këtë shtrëngim gjoks më gjoks me të dhe trazimi po i turbullonte mendjen. E bija, që vetëm ligjërisht ai për të duhet të qe Babai, po tregonte një maturim për të cilin ai befasohej nga veçantia. Por, diçka si aftësia e një prekuroreje tek ajo çfaqei përzier, (apo e maskuar me diç tjetër?) Kjo e bënte atë që me vështirësi mundohej të mposhtte ndjenjat e përfshira tashmë në një veprim ku fjala mëkatim qe larg ndëshkimit të ndërgjegjes së tij dhe zërit të brendshëm, tingulli i të cilit digjej në flakën e ndjenjave në tërbim më keq se UJËRAT E ÇMENDURA gjashtë orë në drejtimin veri-jug dhe po kaq orë në të kundërtin. Kurse reflekset tek ai ndryshonin çdo minutë. Por a ishte vërtet e bija ajo?

O Zot i madh, ç’ishte kjo tërheqje pas vajzës së tij tetëmbëdhjetëvjeçare, të cilën s’mund ta zhbënte? Ç’ishte kjo grishje që e kënaqte të bijën, por e vinte në pozita të skajshme e aspak për t’u mburrur dhe në të njëjtën kohë pranë një lloj turpërimi atë si baba? Nuk tha sërish tetëmbëdhjetë. Jo. Risolli në mendje vetëm një shprehje filozofike, autorin e së cilës nuk mund që nuk mund ta kujtonte. Ai thoshte pak a shumë kështu:
“Kërcimi është realizimi vertikal i një dëshire horizontale, certifikuar me një muzikë dalldisëse”.
Disi fyese, ë? Megjithatë tingëllon shumë pranë së vërtetës. Hajde fol, të kam rixha, pas këtij përcaktimi tronditës për rastin në fjalë. I tillë iu duk ai vallëzim nga ana e ELEKTRËS. Dhe Lavdi Zotit, kjo mendësi s’ishte aspak e tij, ndonëse vetëm e kësisojtë përmbajtja e atij vallëzimi qe.
Ai ndihej i vetëfyer, i vetëturpëruar e pse jo edhe aspak i nderuar, po të pranonte atë që kishte ndier e bija me këtë vallëzim. Tanimë numri tetëmbëdhjetë u zëvendësua me:
…”Rruga drejt REALIZIMIT VERTIKAL të një dëshire HORIZONTALE”.
Ja edhe një tjetër shkak-test për të shtuar trazimin: Një sinjal për të cilin mendoi se: shpërfillja do të qe gjëja e duhur. Por vendosi për të kundërtën. E mori të bijën për dore dhe ndjeu që ishte kënaqësi për të. Dora e saj po dridhej në pëllëmbën e tij. Gjithnjë e më tepër tek ai mbizotëronte ideja zëmerake se ajo nuk mund dhe nuk duhej të qe vajza e tij. Po të përfundonin në të kundërtën këto veprime prej të marrësh, fundin e mendonte katastrofal.
Kishin mbërritur në studio. Ai u ul mbi divanin ku tendosej për të korrigjuar detyrat e studentëve të tij ose priste ndonjë të ftuar. Në këtë rast ELEKTRA ishte vërtet e ftuara dhe e ‘vluara’ e tij. Se të tillë ajo veten e ndiente. Dhe kësisoj përcaktimi i shkonte.
Ajo u afrua dhe iu ul në prehër për t’i kaluar dorën në qafë. Qe tejet e eksituar.
Mikrobiologu mendoi se ajo diç donte t’i thoshte. Dhimbja që ndjeu për hamendësimin e asaj çka mund të shprehte vajza, e spostonte, e shpërqendronte. Edhe pse kishte bindjen se ajo vuante ndrydhjen. Dhe kjo s’qe zbavitje. Aspak. Marrëzia, kjo komshie rebele dhe e padëshiruar, po e vizitonte. Por për të do të qe më mirë. Jo të mos dëgjonte asgjë prej saj, por mbase të mos e lejonte të fliste. Dhe kjo nuk ia pakësonte vuajtjen e aq më pak dëshpërimin…

Please follow and like us: