Ylli Manjani: Posti i Elisa Spiropalit është qesharak
Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar postin e ministrit për Marrëdhëniet me Kuvendin, të cilin me ndryshimet e fundit në qeveri këtë detyrë e mban Erisa Spiropali. Në një status në Facebook, Manjani thotë se ky është një post qesharak. “Ministër për marrëdhënie me Kuvendin?! Post qesharak! Ndërkohë kemi nevojë për Kuvend të ndalojë keqqeverisjen!”, shkruan Manjani. Kujtojmë se në mandatin e parë të qeverisë Rama, znj. Spiropali ka mbajtur postin e rëndësishëm të drejtoreshës së përgjithshme të doganave. Ndërsa tashmë kthehet si ministre pa portofol.
Please follow and like us: