Albana Vokshi: ASNJË MASË E MARRË NGA ERJON VELIAJ PËR FILLIMIN E SHKOLLËS!!!
ASNJË MASË E MARRË NGA ERJON VELIAJ PËR FILLIMIN E SHKOLLËS!!! FËMIJËT MËSIM NË TEMPERATURA EKSTREME
Rreth 12 mln EURO ka mbledhur Bashkia e Tiranës vetëm në dy vitet e fundit (2017, 2018) nga Taksa për Infrastrukturën Arsimore.
Por sot, mijëra fëmijë kanë qenë pa ngrohje. Veliaj nuk mori asnjë masë në nisje të shkollës, pavarësisht kushteve ekstreme të motit të parashikuara prej ditësh.
Pjesa më e madhe e shkollave në Tiranë sot nuk kanë pasur ngrohje, edhe pse në shumicën e klasave vetë prindërit kanë paguar për kondicionerët apo sistemin e ngrohjes.
Sot, fëmijët edhe të ciklit parashkollor apo fillor, janë lënë në mëshirë të fatit, në temperatura edhe më të ftohta se jashtë.
Ku kanë shkuar paratë e taksave të qytetarëve??
Kryetari i Bashkisë Veliaj i ka vënë drynin🔒kaldajave edhe në shkolla e gjimnaze që të kursejë për “rubinetët” ku shpërlan korrupsionin e tij në arsim.
Urdhëri për shkurtimin e orarit te mësimit apo por për të bërë vetëm 2 orë nesër, nuk është zgjidhje.
Qeveria duhet urgjentisht të sigurojë kushtet për mësimdhënie në të gjitha shkollat.
Prindër, reagoni që taksat tuaja të shkojnë për investime në shkolla!!
Reagoni, që fëmijët tuaj të mos dridhen nga i ftohti në klasat e shkollave që ndërtohen nga oligarkët me taksat tuaja.📌