Albspirit

Media/News/Publishing

Spartak Ngjela: Studentët duan rrëzimin e kryeministrit

 

Protesta e studentëve rifilloi. Kryeministri po iu lutet studentëve. Por studentët duan rrëzimin e tij.
Çfarë po ndodh në realitet?

l.
Balena sërish iu sul anijes së Ramës, tani pas dhjetë ditësh.

Rama, në fillim kur u duk balena, pasi mendoi që balena nuk kishte se çfarë t’i bënte anijes së tij, vendosi të tallej me balenën. “Është balenë e vogël tha”, kur i stigmatizoi studentët si mbetës. Mirëpo nuk shkoi gjatë dhe e pa që balena, kur doli mbi ujë, ishte më e madhe nga anija e tij e shkalafitur dhe me marinarë të dehur.

Kur e pa mirë, Rama u tremb. Ai iu bërtiti në jerm marinarëve të dehur dhe pa mend të anijes së tij, dhe nxori një fuçi nga bordi e ia hodhi anijes që balena të merrej me fuçinë dhe ky të fuste anijen në port. (… Rama ndërroi menjëherë 40 përqind të qeverisë së tij).

Por balena nuk e pyeti.
Sot studentët dolën sërish në protestë. Rama i trembur nga balena, tani kërkon që të shkojë vetë te balena në vend të fuçisë. (“Jam me studentët”, thotë Rama)
Kurse studentët duan ta rrëzojnë Ramën. Balena i është sulur anijes dhe kërkon ta coptojë. Dhe do ta coptojë. Por nëse Rama do të shkojë vetë drejt balenës, balena vërtet që këtë herë do të merret me Ramën, por marinarët do vendosin një kapiten tjetër, dhe do ta marrin vetë anijen në dorë e do ta lenë Ramën në det të vetëm te balena si “mish për qen”.

2.
Ja kjo është gjendja e Ramës sot, nëse do ta përshkruajmë këtë gjendje kritike të tij me anë të novelës “Përralla e fuçisë” të Xhonatan Suiftit.
Sipas kësaj kuptohet që, nëse studentët do të vijojnë kërkesën për tetë pikat e tyre, atëherë Rama rrëzohet, sepse pranimi i tetë pikave, është të pranuarit e Ramës që Shqipëria sot është një vend i korruptuar dhe korrupsioni drejtohet drejtpërsëdrejti prej tij.

Rama mendoi se mund ta zhvishte pafundësisht Shqipërinë. Ai e filloi korrupsionin e tij galopant me lejet e ndërtimit, kur ky ishte kryetar në Bashkinë e Tiranës. Në atë kohë, me grupin e tij të vjedhësve, ai bënte darka me muzikë, dhe arkitektëve të tij sekserë që ishin aty në kërcim, iu vinte me gëzim në ballë lejet e ndërtimit të shitura prej tij. Një gëzim skizofrenik i të marrit që kalon menjëherë nga varfëria në pasuri të grabitur.

Ja, ky është kryeministri i sotëm, i kapur nga tetë pikat e studentëve, brenda të cilave shihen të renditura të gjitha grabitjet e tij: lejet e ndërtimit, koncesionet, nafta e vjedhë nga puset e nxjerrjes dhe e hedhur drejtpërdrejt në treg. Aty, brenda këtyre tetë pikave, janë të gjitha mallrat e skaduara që i shesin klientët e tij nëpër Shqipëri; të tetë pikat e studentëve janë dhe të gjitha shitjet që ky birbo pa vlerë i ka bërë interesit kombëtar si kryeministër i Shqipërisë. Aty janë të gjitha vjedhjet e korrupsionit shqiptar. Prandaj, Rama të tetave po iu trembet si djalli temjanit.

Kjo është gjendja e Shqipërisë së sotme, kur po pritet që balena të shkallmojë anijen e fëlligësht dhe korruptive të Edi Ramës.

Please follow and like us: