Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Për të zhgënjyerit dhe mosvotuesit

Partia e indiferentëve është padyshim sot për sot më e madhja.
Njerëz të pakënaqur e të zhgënjyer sa më ska nga politika janë shumë më shumë sesa ata që ende bëjnë tifozllëk për të.
Ata që nuk duan më as të votojnë janë rritur shumë. Ka shumë dhe opozitarë madje që thonë “nuk votoj më”, “ ose do ja jap votën dikujt kot”…
Mirëpo qytetarisht mosvotimi (mospjesmarrja dhe shkatërrimi i votës) dëmton demokracinë. Kjo e fundit ka nevojë në mos për ndryshim politik, të paktën për rotacion.

Rotacioni nuk ka shanc të ndodhë nëse njerëzit nuk votojnë masivisht ose hedhin votë kuturu deri në pavlafshmëri të saj.
Qeverisja e sotme, më populistja pas regjimit komunist shpik çdo gjë për të trembur, larguar e demotivuar njerëzit të votojnë.
Shpikin teori që “ska opozitë”; “politika është e keqe”; “sondazhet na nxjerrin fitues” ose stimulojnë “të pavarur” apo teoricienë “anti-sistem” vetëm e vetëm që të demotivojnë njerëzit që të merren me politikë dhe të dalin e të votojnë.
Nëse ja arrijnë qëllimit, do jenë gjatë në pushtet. Dhe jo për faj të opozitës, por të njerëzve që nuk votojnë.
Vetëm pjesëmarrja masive në votime dhe mos shpërdorimi i saj garanton rotacion politik.
Çdo kush duhet të llogarisë se mos hedhja e votës së tij është plus dy për qeverinë.
E kuptoj që ka debat mbi partitë, demokracinë e besueshmërinë e tyre, për pushtetin politik që del gjithnjë mbi çdo sistem ligjor, por kjo nuk duhet të na çojë tek heqja dorë nga ROTACIONI politik!
Partitë duhet të vijnë e të ikin nga qeverisja. Ky është rregulli nga i cili nuk mund te heqim dorë.
Kjo do ishte fundi i demokracisë!
Mospjesmarrja në politikë dhe në votime është baras me vendosjen e diktaturës!

Please follow and like us: