Albspirit

Media/News/Publishing

U kap me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, Kejvina flet për futbollistin

Kejvina Kthella mori të gjithë vëmendjen e mediave rozë pasi  u publikuan disa foto të saj krah futbollistit Bekim Balaj. Ata dukeshin mjaft të afërt teksa ndodheshin një nga klubet e natës në Tiranë. Mirëpo pas këtij lajmi ajo ka kontaktuar vetë me “Iconstyle.al” për të përgënjeshtruar këtë lajm. “Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qënë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qënë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka” – është shprehur modelja për “Iconstyle.al”. Gjithashtu ajo shtoi se momentalisht është në një lidhje dashurie, por më dikë që nuk është person publik. Më tej tha se në të njëjtin club ka qënë edhe mikesha e saj Einxhel Shkira, e cila kohë më parë pranoi lidhjen me futbollistin e kombëtares.

Please follow and like us: