Albspirit

Media/News/Publishing

Pampuri: Rama ka gënjyer për pasurinë, nuk justifikon shtëpinë në Surrel

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha sot në një deklaratë nga selia blu se Kryeministri Edi Rama nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë. Pampuri publikoi dokumentet e pasurisë së Ramës në vitin 2011 e 2012 para se të bëhej Kryeministër dhe atë të vitit 2013 pasi mori detyrën. Sipas deputetes demokrate, Rama dhe bashkëshortja e tij kishin deklaruar 80 milionë Lekë pasuri, ndërkohë që banesa e tyre në Surrel është deklaruar se vlen 400 milionë lekë. “Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë. Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeministrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milionë lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama.

Sipas deklaratës së pasurisë që vetë kanë dorëzuar në 2013-ën, rezulton se, pasi kanë deklaruar shtëpinë 400 milionë lekë, pra, pasi kanë shpenzuar kursimet e jetës, 80 milionë lekë, Edi dhe Linda Rama jo vetëm nuk kanë deklaruar borxh, por pasuria e tyre është shtuar, duke deklaruar se kanë gjendje plot 92 milionë lekë. Dokumentet zyrtarë faktojnë se të ardhurat e Edi Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë dot vlerën 400 milionë lekë të shtëpisë superluksoze në Surrel”, deklaroi deputetja e PD Oriola Pampuri.

Please follow and like us: