Me pishtarë në duar, banorët e Unazës së Re shkojnë në shtëpinë e Ramës në Surrel
Faqja “Nisma thurje” ka postuar disa fotografi, ku duken protestuesit të cilët lëvizin në këmbë nga zona ku ata banojnë drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.
“Me pishtarë në duar, banorët e Unazës së Re rrethojnë Surrelin, afër vilës së Kryeministrit”, nënvizon kjo faqe. Më herët, banorët kanë organizuar një protestë dhe ata janë drejtuar më pas drejt shtëpisë së Ramës në Surrel. Banorët janë shprehur se iu është duke u shkelur e drejta, se shtëpitë i kanë ndërtuar me gjak dhe se kryeministri nuk mund t’iu shkojë nëpër banesa dhe të shkatërrojë ato.