Tritan Kalo: Përse është mpakur zëri i atyre që e hartuan Ligjin, si dje edhe sot mjaft të debatueshëm të Arsimit të Lartë?
PËRSE është mpakur zëri i atyre që e hartuan Ligjin, si dje edhe sot mjaft të debatueshëm të Arsimit të Lartë ….A janë ata/ato të bindur për ato që shkruan dhe mbi të cilat u bazua ky Ligj….Ndonjë prej tyre është ndërkohë i dorëhequr/pezulluar edhe prej detyrës zyrtare për “plagjiaturë” në kërkimin e tij shkencor, vendim i bazuar po në këtë Ligj….A kanë ata/ato ndonjë pasojë morale e ligjore për tollovinë që krijuan….Bazuar në Raportin e Komisionit të mëposhtëm të Korrikut 2014, u hartua dhe u aprovua më pas Ligji Nr. 80/2015 për “Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimi të Lartë në Republikën e Shqipërisë.”…KOMISIONI PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR i krijuar nga Kryeministri Edi Rama dhe i Drejtuar nga Dr. Arjan Gjonça.
1. Prof. As. Dr. Arjan Gjonça (Kryetar i Komisionit, London School of Economics and political Science), UK;
2. Prof. Dr. Besnik Aliaj, Universiteti Polis;
3. Prof. Dr. Myftar Barbullushi, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë;
4. Prof. As. Dr. Dhurata Bozo, Agjencia publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë;
5. Prof. Dr. Adrian Civici, Universiteti Europian i Tiranës;
6. Prof. As. Dr. Ervin Demo, Universiteti i Tiranës;
7. Prof. Dr. Edmond Hajdëri, Universiteti Katolik ”Zoja e Këshillit të mirë”;
8. Prof. As. Dr. Artan Hoxha, Unitersiteti i Tiranës;
9. Prof. Dr. Anila Paparisto, Universiteti i Tiranës;
10. Dr. Elida Rapti, Universiteti i Arteve;
11. Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani, Universiteti Politeknik i Tiranës.