Albspirit

Media/News/Publishing

Divorcohet njeriu më i pasur në botë

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, themelues i ‘Amazon’ dhe pronar i ‘Washington Post’, është i pari në listën e pasanikëve në botë, sa i takon pasurisë. Gjatë kësaj të mërkure ai ka lajmëruar divorcin nga bashkëshortja, MacKenzie Tuttle, me anë të një deklarate të publikuar në Twitter. Në deklaratën që mban firmën e të dyve shkruhet, “kemi jetuar një jetë të mrekullueshme si çift i martuar dhe shohim një të ardhme mahnitëse për katër fëmijët tanë”. Më tej shtohet se vendosën që të divorcohen për të vijuar jetën e tyre si miq. “Edhe pse statusi mund të ndryshojë, do mbetemi një familje dhe miq të mirë”, përmbyllet deklarata.
Please follow and like us: