Dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te Sulltani….
Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020
“L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reformat e kërkuara asokohe nga shqiptarët te Sulltani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Një dokument drejtuar të gjithë shqiptarëve, nga Shkodra, më 10 maj, dhe i firmosur nga Hodo beu dhe Ali pasha, ekspozon reformat e mëposhtme, të cilat shqiptarët duan t’i kërkojnë sulltanit:
1° Autonomi të brendshme e cila duhet të përfshijë të gjitha rrethet shqiptare;
2° Konfirmim nga Porta të princit të zgjedhur nga kombi dhe në familjen e të cilit kurora do të jetë trashëguese;
3° Përcaktim të shumës së haraçit vjetor që duhet t’i paguhet sundimtarit;
4° Një numër të caktuar trupash që do t’i furnizohen Sulltanit në rast të një lufte midis Turqisë dhe fuqive të huaja;
5° Evakuim të trupave osmane nga të gjitha kështjellat e fortifikuara të vendit ku ato ende mbajnë garnizone;
6° Mirëmbajtje të marrëdhënieve midis Portës dhe Shqipërisë nëpërmjet të një përfaqësuesi shqiptar në Kostandinopojë;
7° Shkarkim të të gjithë punonjësve osmanë që nuk kanë kombësi shqiptare, dhe zëvendësimin e tyre nga zyrtarë të tjerë të caktuar nga princi i zgjedhur.
Qeveria turke nuk do të fitojë asgjë nga politika e saj dinake”.