Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: LIDHJA

(Ç’u shthurr të thurret)

Nëpër mure ishin shkruar nga njerëz te ndryshëm, qoftë dhe nga ata që nga halli i kishin besuar partisë dhe fjalëve, të tilla si:
“Student ju lutemi mos o ndalni, jeni fisheku i fundit per kte popull o kte radh o kurr ska shanc tjeter per te hequr kta hajdut”.
“Kalbësirat që veten e quajn intelektual sju bashkangjiten kërkesave të studentëve.
“Gjithë populli i ka sytë tek ju! BASHKOHUNI!”

“Lavdi Zotit, deri këtu, kështu! Askush ose më mirë thuajse asfare s’e kish spikatur, eh fjalë intelektuale kjo, ndodhinë e heshtur të “çarçafit”, edhe pse në media sikur nga të ftohtit ish thyer copash dhe ai. Studentet, arrestimi edhe pse simbolik, aq sa duhej i bujshëm ish për kryer për dy arsye: e para të tregonte forcën e pushtetit dhe e dyja të “testonte ujrat”, si një vendali nga ai gji pak më në jug, që kish diçka midis një buzëdeti ranor dhe shkëmbor, një ndarje detesh, aty të ruante këtë ngushticë të rëndësishme, që ndoshta ishte vlera e vetme e këtij trualli. Të tjerat sic thoshin “tironcit”: “Merre me long”! Gërrmuq mbi tryezë me dru gështenje, të çmuar, mbi shinë dritën nga perdja qe kish çare të ndahej mbi të si teh shpate dhe ajo e kompjuterit, që në atë gjysmë terr dukej sikur i ngulej në sy dhe gojë.
“Shumë pak kush kish lëvizur, dhe kjo me dy tehe, mos vallë s’qe moskokëçarrje, as bashkëngjitje në heshtje, ende s’kish shenja dhe për të apo një përgatitje për diç më të madhe po gatitej apo më keq ndryshim taktike. Hordhitë e turqeve ende nuk e kishin kaluar ngushticën e Dardanëve, dhe mbreti serb nuk kish mbledhur forcat në kufi, edhe pse Cari, dhe çfare cari me një tufë nacionalizmi krenar, se ç’kish thënë kundër trevës së rrëmbyer qysh në kohën e Bizantit. Kaq gjë e dinte. Atëherë pse, pse duhej kjo në dimër, se dreqi ta hajë bora s’ka tambure! Mundej të ish pakënaqësi, majisje pas majisjeje ish mbrujtur qelbi të pëlciste. Megjithatë, çdo gjë e kish bërë siç e biseduan në telefon, gjatë, në imtësi, analizuar gjithë variantet e mundshme, që për mendimin e tij s’ia vlente, se kish vetëm një, ate ai do zgjidhte. Fletëshen përmbledhëse, “hap pas hapi”, që duhej, e kish ndjekur me përpikmëri. Qeshte me veten, se si nxehej në fillim me këtë bindje, por pas disa ndëshkimesh me takt, pritje pas një muri a dere, ish pjekur dhe fantazinë, me zhgënjimin, me gjithë inatin e ndezur e nxirrte aty, tek akuareli, q’i lagur ndrinte gjithë shkëlqim, kaq vërtetësisht si gjeli në mes të kompozimin të “përçartur”. Si puna e peshkut që këndonte mbi dege, duhej t’i gjindej kuptimi dhe kur nuk kishte! S’mund të thoshte, se e kish prekur,i ati kish qenë besnik teper pedant i vijës, në atë kohë, kur marrosja e lirisë ndodhi në të gjithë ruzullin, pavarësisht në cilin kamp. U prishën rregulla, tabu, seks, drogë dhe rrokenrroll, që në të mjerën Lindje u shijua vetëm ky i fundit, për disa vjet dhe qe me pas kokën ia hëngri Revolucioni Kulturor, qe për diç u vranë përpara Pilatit. E vërteta ish, si rëndom në politikë, ndoshta përjashtim bënte, Vollodja, notat dhe shkelqimi I tyre s’i kishin hyrë kurrë në sy dhe punë. Se zgjuarsi nën udhëheqjen e tij, ish të shtynte të tjerët ta bënin siç donte e duhej. I shtynte qe fjala, thuajse gjithmonë ishin të vetëbindur apo të vetëvdekur.”

“Kur ia kishin sjellë qark, si me lezet, dhe kish qenë pikërisht Gebelsi, i ish dukur fare e pakuptimtë, si i madhi Kryeministër i Parë Pasha, këta Perëndimorët nuk mund ta kuptonin dot as njëkrenësinë dhe as dykrenësinë, as bajrakun dhe as besën, aq më pak këtë, të veçanrën, çuditërisht dhe marrëzisht shihnin Doruntinën e jo një përrallë, gjeniale, vdekja ish aty në skenën e parë dhe s’kish nevojë as për prolog e as epilog.
Premisa apo kushti paraprak ishte, jo një por më shumë: pakënaqësia ndaj një qeverisje të zgjatur, të njejtë, s’mund të thuhej të paefektshme, sidomos pellgëzimi i politikës, me ata që dhe pse nuk e thoshin, besonin së ishin të vetmit mjeshtërorë, të cilët mund të merreshin e bënin ligje dhe gënjenin pa pikë turpi, sigurisht mbledhur e grumbulluar pafund si plaçkat dhe rreckat dhe çdo gjë, në shtëpitë e varfëra se kishin frikë t’i flaknin, për atë pak vlerë të dikurshme. Me pak fjalë kish, edhe këtë radhë, do Zoti jo tjetër luftë, një lëvizje për ndryshim në vetëqeverisjen e popujve dhe kombeve, përveç rrëmujës së shkaktuar në ndarjen e tregjeve, shpesh me pushtime, si Krajb-tokakufi, kish shkuar për dhjamë e mbase dhe një copë Dardane. Kjo lëvizje amorfe e një mase të përzierë, këtë herë tejet e stërmadhe, kish mundësi të kthehej kundër një përqindëshit sundimtar mbi e kudo, aq më tepër që heqja nga taksat po bëhej gjithnjë dhe më e vështirë dhe sa të merrej vesh kish ikur e shkuar. Dhe siç kish ndodhur pikërisht një shekull më parë, fajin e kish një grup, jo vendas, i ardhur që i vidhte me përkatësinë e tij ethnike, apo të besimit, apo ngjyrës, apo vendlindja. Janë këta, siç ia kish shpjeguar “miku i rëndësishëm”, të cilët jo vetem po u rrëmbenin punën por ngadalë pushtetin, se pillnin e migronin pa fre, dhe me vota donin ta bënin Rusi dhe bole-shave-ism. Kjo s’do të ndodhte kurrë, por s’do të thotë se s’mund të shtrydhej të përdorej edhe një herë. Bukur e pastaj! Iu duk si dikur ato përmbledhjet e Ministrisë së Jashtme për elitën lidhur me Zyrën, azhanset”.

“Ç’ne këtu, ku asnjëra s’kish rëndësi! Këtu nuk kish të djathtë me kuptimin klasik! Ai vetë ish më i djathtë se çdo opozitar, nga i gjyshi nga e ema. Fshatra, toka në bregdet, kodra me ullihj dhe agrume, bagëti, paçka se të birignao i kish pëlqyer ideja e barazisë shoqërore dhe kish luftuar disa vjet në një luftë, që shumë nuk kuptohej se çfare ishte, Lëvizje! Kish antikomunistë, të përsekutuar dhe ish që dhe që për nga pasuria as u afroheshin plangprishësve! Dikush, se ku e kish lexuar, i nxehur kish kundërshtuar vërtetësinë e Katovicës, si një intrigë e stisur apo “conspiracy theory” dhe as që kish ekzistuar. Mjaft qe të ish një plan dhe një strategji dhe pak rëndësi kush e kish shpikur, Pallati i Ëndrrave, PolitBy-ja apo Ramizi komsomols, ish qoftë dhe si qëllim arritjeje. Shpellarë! Tani mbase plani i ish parashtruar i qarte, pse jo:
Së pari, racë, jo kushedi e përzgjedhur, por besonin të sigurtë se ishin, për shekuj, si fe. Me martesa brenda fisit, kanun apo ligje të pashkruara e ruanin me fanatizëm. Thuajse askush s’martohej me rome a të tjerë me ngjyrë, “gjenetikisht i pastert”, haha besohej!

Së dyti, ashtu si dhe bashkëfshatarët apo dikurfqinjët prusianë, ishin tejet të mësuar me bindjen piramidale fisnore dhe venerimin e pushtetit të fortë dorëhekur të përqëndruar. Komunizmi, bëri pikërisht këtë, i vuri vetes një plis nacionalizmi, si mbi çdo gjë, mbi, über, ish Atdheu. Kjo ish kaq e fortë sa ende dhe vetë lëvizje-ndryshimi pritej nga lart, dhe në mos qe vërtet kështu, besohej.

Se treti, në fakt, ata etër revolucionarë deri tek më i vogli, kishin ndërruar jetë dhe bashkë me ta dhe armiqtë për vdekje me të cilët ndanë të njejtin burg. Tani në krye ishin bijtë, shumë gjyshër ose aty afër dhe do ish marrëzi të fajësoheshin stërnipërit. Ata do e kishin.

Dhe së fundi dhe këtë ja thoshte vetes me krenari, si dhe pas gjithë këtij shpjegimi tepër sekret, kyçur në mendje, kush mund ta bënte më mire? I bindur po, i përpiktë, po në zbatimin e çdo direktive, konsultimet e vazhdueshme dhe mbi të gjitha mos përdredhja e bishtit me Serbët, Grekët a Rusët ish dhe mbetej i vetmi. Politika ish si çdo gjë, asgjë më shumë se një fasadë. Për më tepër, populli e donte, “bënte be për kokë të tij”. I kishin bërë bejte, libra kish shkruar, çmime dhe mbi të gjitha, kish pamje të fisme, ngjante me më të Parin, por dhe me Xhaxhin, për nga syte dhe balli.

Please follow and like us: