Jacques PRÉVER: Kafja e mëngjesit
Me kafen e zezë
E mbushi filxhanin
Qumësht mbi të pikoi
Dhe hodhi sheqer
Në kafen me qumësht
Me lugën e vogël
E trazoi
Kafen me qumësht e piu
Filxhanin e la mbi pjatë
Pa më fol një fjalë
Ndezi cigaren
Rrathë me tym
Çoi lart
Pastaj e shkundi në tavllë
Hirin e asaj cigare
Pa hapur gojën njëherë
Pa m’i hedhur sytë fare
U ngrit në këmbë
E kapelën
Ngjeshi mbi kokë ai
Mushamanë e shiut e veshi
Se jashtë binte shi
Dhe u nis e iku, iku
Nën shiun rrëke
Pa një ngritje sysh nga unë
Pa një fjalë për be
Dhe unë kokën e mora
Në pëllëmbë e rrasa
Ç’mu shkrep një e qarë, o zot
Sa plasa.
Shqipëroi Petrit Ruka.
Please follow and like us: