Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares shqiptare

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Mikel Janku është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Janku ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941. Ai ka qenë aviator, e me tej, portieri i kombëtares, kampion dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionist dhe gazetar.

Ish-kapiteni ka pasur një karrierë ushtarake dhe më pas kaloi në një tjetër karrierë që e bëri edhe më të famshëm, atë sportive. Nga një pilot helikopteri mbi Vollga e Don, Janku u bë një portier i shquar i futbollit shqiptar.

Në një artikull të publikuar nga gazeta Panorama, thuhej se Mikel Janku mund të jetë rasti i vetëm, familja e të cilit ka luajtur me një klub të vetëm.

Mikeli, Virgjili, Agimi dhe Vladimir Janku, të gjithë luanin me Partizanin. Mikel Janku 10 vjet, absolut i dyfishtë i portës së klubit e kombëtares; pastaj Virgjili si portier, sulmues, vazhdoi në Lezhë me “Fitoren”, madje në Kupën e Republikës, në vitin 1964 në takimin Partizani-Fitore kanë qenë të dy në fushë.

Për të vijuar me Agim Jankun, një ndër sulmuesit dhe talentet më të mëdha e të spikatur të futbollit shqiptar në vitet 70-80 edhe ky një emër i shquar i klubit, ekipeve kombëtare. Dhe i fundit Vladimir Janku, sulmues krahu, titullar me të rinjtë dhe skuadrën e parë, si dhe të kombëtares U-21.

Please follow and like us: