Nora Malaj: Cili je ti kryeministër që vendos standartin e dijes e padijes?
Cili je ti kryeministër që vendos standartin e dijes e padijes?! Sapo Presidenti i vendit nuk dekretoi një propozim të KM, duke u bazuar në argumenta dhe në fakte, filloj lufta dhe gjuha seksiste e KM, duke mos faluar askënd dhe duke fshikulluar këdo! Përtej këtyre argumenteve, KM na merr përsipër të bëjë edhe vlerësuesin e dijes dhe padijes, duke marr nën sqetull “djalin e ditur” e duke e quajtur Presidetin e “paditur”? Zotëri kush je ti që qenke matësi i dijes e padijes?! Ti që e le vendin pa Gjykatë Kushtetuese? Ti që kujton se cdokush duhet të fshihet nën poturet e tua dhe për interesa të kapura peng, do të kapësh këdo! E kuptoj që sot je në ditë të vështirë… Po duhet të të kujtoj, që as posti që ke dhe as detyrimi që ke përpara shqiptarëve, nuk të lejojnë të fyesh këdo e kujtdo! Burri nuk matet sesa i gjatë është, po cfarë bënë për Shqipërinë dhe vendin. Boll më! Në fillim me qytetarët, pastaj me minatorët, tani me studentët e më pas me profesorët… Tashmë dhe me Presidentin?! E kuptoj vëlla që je në halle…Të fala Batonit dhe tanë fisit të Batoneve me shokë…Kjo nuk është kriza e shqiptarëve, as e kosovarëve, po e atyre që janë të kapur… Ky është fundi i zullumqarëve dhe i atyre që patriotizmin e shesin, pasi kanë shitur shpirtin dhe vendin…