Kërkuan lirimin nga arresti shtëpiak, gjykata refuzon dy Arbenët
Dy ish-deputetët, Arben Ndoka dhe Arben Cuko do të vijojnë të qëndrojnë nën arrest shtëpiak. Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për të liruar nga masa e sigurisë ish-zyrtarët e lartë. Ata u arrestuan gjatë operacionit “Vol vo 4” në tetor të vitit 2018. Ndoka është i dyshuar për disa vepra penale mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Çuko akuzohet për “korrupsion”.
Please follow and like us: