Xhoi Jakaj: Për doktoraturat e deputetëve dhe politikanëve…
Departamenti i Ora News mbrëmë transmetoi një lajm sensitiv për doktoraturat e deputetëve. Dhe unë mora shkas të shkruaj dy rreshta për këtë temë delikate. Në substancë një doktoraturë duhet të ketë punim shkencor dhe obligim për ta mbrojtur atë ndër vite, një paraqitje dinjitoze përpara një paneli profesorësh dhe një oponencë serioze. Në të gjithë botën ka politikanë që nuk janë ajkë akademike, por janë njerëz të dhënë totalisht pas politikës dhe nuk i fusin hundët edhe në jetën akademike. Te ne qëndron dhe një tjetër problem i madh, deputetët nuk kënaqen me atë rrogën e majme në Parlament, por marrin dhe ca orë ne universitete, pra ka një uzurpim i të gjithë sektorëve nga deputeti e politikani. Ai mund të jetë stekë fare e ulët dhe e njeh shoqëria përqark, por ama është ‘doktor shkencash’ dhe punimin në të shumtën e rasteve ia kanë bërë asistentët ose një person që e ka paguar dhe as e ka idenë çfarë punimi është sepse ka pushtet pas krahëve dhe mbrojtjen e ka më të lehtë. Ka ardhur koha që politika të mendojë më shumë për këtë popull të mjerë plot e përplot me halle që vuan edhe për bukën e gojës, edhe pedagogët e thjeshtë që marrin një rrogë normale e nuk përfshihen në korrupsion me sakrifica e mbajnë familjen e tyre, mos ua merrni nga duart edhe atë pune që kanë dëshirë ta bëjnë dhe e realizojnë mirë shumë, ka pafund në Shqipëri pedagogë pa punë ose me gjysmë norme sepse hapësirat jane zënë nga pseudoakademikët…