Albspirit

Media/News/Publishing

Në vend të një shkrimi për sagën e fatosit më të ri të ministrisë të punëve të ‘përjashtme’ dhe qeverinë e ‘drejtorëve’

Gëzim Alpion

 

 

 

Një ndër kombet më të vjetër vazhdon vegjetimin i kapërthyer nga një makth i pa fund. Kështu ndodh kur qeverisesh nga despotë të ‘zgjedhur’ që trajtonë atdheun si çiflig të trashëguar dhe shesin gjallesa anonime për gjeni. Njerëzit mendohen më shumë kur blejnë një orendi shtëpie se shefi i ekzekutivit kur zgjedh qeverinë. Sharada e mosmarrëveshjeve publike ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve ka kohë që është bërë një farsë sa bajate po aq edhe e turpshme. Përplasje të tilla e bëjnë të domosdoshëm kërkimin e një zgjidhje që do të mundësojë një komunikim dhe bashkëpunim shumë më të efektshëm të dy institucioneve themelore të shetit. Emërimet qeveritare duhen bërë publike vetëm pasi të jenë aprovuar paraprakisht nga të dy palët, siç ndodh në botën e civilizuar, nga e cila ndonjëherë duket se jemi larg me vite drite!

Please follow and like us: