Albspirit

Media/News/Publishing

PËR NJË STRATEGJI TË PËRBASHKËT MBARËKOMBËTARE

Libri “Një Letërsi Kombëtare, Një Atdhe i Vetëm”, është një përmbledhje artiukujsh, vlerësime veprash, eseshë dhe monografishë kushtuar intelektualëve të pavarur shqiptarë, si dhe portrete, kujtime, diskutime dhe komente dhe letra të përzgjedhura nga autori, të botuara gjatë viteve të fundit në media të ndryshme shqiptare në Amerikë dhe anë e mbanë trojeve të Kombit shqiptar.  Janë këto shkrime, në një frymë mbarë kombëtare, ashtu siç sugjeron edhe titulli.
1-Frank-shkreli- FRANK SHKRELI
Ish-drejtori i VOA-s për Euroazinë
Para nja tri javësh më ra në dorë libri më i fundit i autorit Prof. Asc. Dr. Thanas Gjika, “Një Letërsi Kombëtare, Një Atdhe i Vetëm”. Para se të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1996, Profesor Gjika, ka punuar si redaktor dhe gazetar në Radio ‘Tirana’ dhe si studiues në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Përveç librit të fundit “Një Letërsi Kombëtare, Një Atdhe i Vetëm” – subjekt i të cilit është edhe ky shënim modest — i posa botuar në Tiranë — Prof. Gjika është edhe autor i disa librave të tjera dhe i një numri veprash shkencore, mjaft të vlerësuara nga eskpertë dhe specialistë shqiptarë dhe të huaj. Por, përveç këtyre veprave shkencore, ndoshta autori njihet nga lexuesi më së miri dhe më shumë për publicistikën e tij aktuale, për artikujt, portretet dhe kumtesat, me të cilat ai është i pranishëm rregullisht në medien e shkruar në Shqipëri, në Kosovë dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Please follow and like us: