Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush CANAJ: NUK PRISH PUNË

 

Nuk prishë punë
shoqe ta kem Norën,
në klasë ndonje ditë
zemra
t`ia puthë dorën.

Mund të na shoh mësuesja
që shpjegon për fiset…
S`bëhet Lufta e Madhe,
bota
nuk përmbyset!

Nuk prishë punë,
pas orës
së tretë
t`i them asaj:
Flutur
me xhaketë!

Ajo hidhërimin s`e di fare,
pulëbardhë me mrekulli!
Vetullat i buzëshin:
Zambaku me kollare
është
kështu, si ti!

Dikush mund të flas pas shpinës,
nuk prishë punë,
as më shton siklet,
unë i bie
violinës sime
edhe pa harkut e vet!

Please follow and like us: