Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: QETËSI E PAQTË (e vërtetë a e zbehtë)

Disa i rrahen paq. Në një rrugicë ku drita e dritës varur mbi kokë nuk arrinte. Madje dhe jo nga policë me maska nga ata të forcave të zgjedhura të sulmit. Nuk përdorën as shkopinj gome. Dhuna ish sa e paqtë aq dhe e heshtur sa dhe e lashtë, me grushta dhe shqelma. Palët nuk nxorrën asnjë fjalë, se rënkimet dhe dufet e shfryra qe dhe ato u shtrënguan ndë dhëmbë e bënë më të qartë shkakun dhe pasojën. Pavarësisht se historia e fitimtarëve nuk flet fare për të tilla, ishin kaq të pafajshme sa një ekspert europian nuk do t’i quante as raprezalje. Sporadike, dhe pse fare mirë të përcaktuara, aq sa dukeshin fare pa lidhje, aspak të stisura ku përfshiheshin në një përpjestim anatomik të saktë, një të pafajshëm, kalimtarë. Po ashtu, ligjërisht u prishën disa nga ngujimet në fakultete, sidomos në ata të ingjinjerive. Mjekësia, ajo më e ndjeshmja ndaj padrejtësive dhe më njerëzorja, mbeti e fjetur. Ndoshta nga frika se pa mjekë të aftë, aq pak sa kishin mbetur, shoqëria e plakur ashtu siç qe, nuk do e kish të gjatë. Se ajo që i mbante apo i shtynte të iknin, s’ish betimi i Hipokratit.

Bukuria për të, si intelektual që ish, gjithmone kish qenë dhe mbi të gjitha poet, ndodhej tek shfaqja. Dhe paraqitja e një personazhi nuk është aspak gjesti apo interpretimi i vargjeve apo asaj që ish shkruar, se të gjithe qente e levizin bishtin njëlloj në fjalët e tyre të heshtura, dhe po të jetë i qethur, xhufkë apo i rruar, dhe ngjyra e qimeve nuk ka pikë rëndësie. Po kështu lehja dhe hungërima por lajmi, ashtu si me gjëndrat kundërmuese që e dërgojnë a ndoshta, ndoshta me veprimet e tyre. Ç’mund të ishte Mackbethi dhe zonja e tij pa të pabesat vrasje. Liri mbret, pa marrëzinë dhe zhgënjimin e tij kur vajtoi mbi të bijën, qe pa më të voglin ngurrim qe ai që e çoi në litar. Kur tradhëtia për tradhëti vrau ndershmërinë e ngratë. Jo, ky tipi, pavarëshit nga pamja e jashtme me xhufka a të tjera të këtij lloji, apo nga ngjyra e petkave që vishte enkas për të treguar fisnikëri, ish i pafytyrë. Zoti beri çmos ta bënte të dukshem me një dhe ai vetë po ashtu, e megjithatë për nga të gjitha dhe nga vogëlsia e shpirtit, s’mundi. Kish shkruar, tërë jetën ish marrë me poezi dhe ndër banorët e atij qyteti-shtet, qe qëkur kish zbritur djelmosh, ata që kish përreth, ata që kishin mbetur, i mahniti, siç vazhdon me butësinë e tij prej brumi. I ndërgjegjshëm për këtë kish kërkuar në nderrjet për një poet të tillë, ate më superlativin simbol dhe ashtu si i kish ndodhur me fytyrën, që nuk kish as ndonjë të dalë e asnjë të futur, çdo herë që mundohej të gdhëndte veten përpara pasqyrës, sipas formës që do i përshtatej më mirë rrobave, për shembull hunda e drejtë dhe sytë e thellë me pantallonat fisnike highklas blue, apo sytë me të mëdhenj e hundën e shtypur kur vishte të kuqe, po sikur një tharm i helmët dhe i fshehtë nga brenda duke u fryrë i fshinte në një patiparësi të sheshtë. Dhe siç ndodh rëndom, nje kjo veçori kish ndikuar në personalitetin e tij dhe në mënyren e të menduarit. Dinak, deri aty sa dhe as vetja s’ia njihte ç’ish vërtet, mjaft qe kur e shihte në pasqyrë, gishtat i ngulte mbi të, t’i vidhte vetes c’shihte. Por pa pritur, dikush do të ish ngritur në këmbë e do të thoshte kush në të fundit është i vërtetë dhe a mendon vallë se janë të tille poetet, ata që ëdrrat shesin si histori dhe një metaforë minotaur për hero bëmash të vërteta, labirinthin me fijen që udhën tregonte nga kish ardhur apo ato që meduza i ngriugur si krushq. Dhe më e rënda ajo që këta poetë mbaheshin dhe i mbanin si intelektualë. Sigurisht jo dhe aq si ndërgjegja e kombit, as si rapsodë trobadurë, se i madhi Homer, ah në mos doni të përmend atë që veten e quajti, në model te Zeusit, Hushtërrufe, se cila qe ajo hushtë e hedhur që tokën drodhi, veç krijuesit që gjithësinë ndërtoi për pëlqim të tij.

I kish kaluar të gjitha fazat që mund të kalojë një poet si dhe fituar gjithë ato emblema kalorsie të fituara në gildën e zejtarisë së tij, shpesh me frymëzim apo fryrje që e ndjente të brujtur brenda vetes, shpesh me zhgënjimet që sjell frymëzimi i mësuar, por në të fundit i kish qëndruar besnik pastërtisë morale duke sakrifikuar çdo gjë në emër të saj, Drejtësisë dhe Dlirësisë biblike, kish qëndruar i martuar. Kish qenë në rini dhe ithtar, mund të themi aty ku duhej, e nevojshme për ta bërë pjestar të asaj rrjete pa mundur as të hyje dhe as të dalë. Zbriti të vinte, të zinte nje cep dhe aty në shenjtërinë e vet, të ngrihej. Jo jo të ngrihej si brumë, të fryhej, të ngjitej me aspiratën e një Pip-i, që diku dikur erdhi të bëhej zotëri dhe këtë e tregonte manierismi i epshëm i përpunueshëm, trupi i gjatë disi i mbushur, deshira për ngjyrat e ndezura dhe vetë poezia, ajo zeje që historikisht u përkiste të lartëve, kontëve, markezëve dhe dukëve veshur me sqimë sipas modes. Zëqetë dhe i thellë pa valë gjoli, i fshehur pas një lagune, që detin e kish jo larg, por det s’qe për nga uji pa kripë. Aty afër, në pleqëri, kish arritur të kuptonte se shkrimet dhe poezitë, qe i mendonte të vyera, si gjithë krijuesit, veç të tijat, i kishin prurë veç humbje. Në këtë vend që gjithkush vraponte të vidhte, pleq dhe të rinj dhe si çdo tregëtar i mbarë aty ku të tjerët gjenin zbrazësi, humbje dhe varfëri zbuloi urtësinë qe mençurisht t’u shesë të marrëve, kushdo që besonte, mjeshtërinë e të shkruarit, por ndershmërisht i ndershëm dhe diçka ekstra, një kritikë të paanëshme letrare falas, se përsëdrejti nuk qe e paguar, (çdo gjë e bënte për miqësi dhe kur mik s’e kish përfare), veç se duhej të botohej, cfaredo e shkruar, nga shtepia e tij botuese. Në Facebook një gazetë që të gjorët i shtynte të shkruanin të fitonte.
Të gjithë, si ai vetë, më të shumta gra, poetë të zhgënjyer nga çdo që ish e arsyeshme a nën rrogoz pa u dukur në fije të pafundme ridhte të lidhej me më të paformtën e ndjesive, dashurinë. Ajo që si shtojzavalle i kish prekur dikur dhe mbet në atë plagë gërvishje. Çmimi ishte jashtë mase i arsyeshëm dhe jo jo nuk ish mbuluar me ndonjë gënjeshtër të butë. Pa asnjë shpenzim, pa ndonjë perpjekje, shkembim dhe shkembim parash dhe fjalësh. Pikërisht atëhere kur duhej dhe një artikull i shkurtër, (guerilla marketing), për vlerat superlative të përzgjedhjes dhe autores që të drejtë kish të ngazëllehej për mundin e saj, vepra nisej për botim dhe më pas shpërdahej tek kioskat gazetashpërdarëse të shitej në çdo cep të këtij qytetërimi analfabet, ku sipas tij “librat i hanin gomarët”. Dhe nëse për çudi nuk i blente kush, bëheshin “promovime” që sigurisht përsëri i paguante autori. Skemë e përkryer! E pastër! Poeti shkrimtar ish i larë!

Nuk ishte për t’u shqetësuar dhe pse ngado që kthehej dhe me këdo që bisedonte, kush ish për të si dhe ata që ishin kundra saj, si dhe nga të gjitha gjasat që nuk kishin ndjekur çka ai kish lexuar dhe shkruar, as nga një dashuri e gjatë më mall tashmë e kthyer në bindje nga qindra arsye, këmbëngulte që ende jo, Lëvizja, s’ish shuar. Nuk i vinte as si instinkt primitiv diku nga një pjesë trupi, asfare një ndjesi e tillë, por ndoshta qe një ndërthurrje dëshire-lutje-shprese, te ngërthyera por jo dhe aq sa të ngjesheshin në një fjalë. S’mund të thuash as të shtrydhura në atë kuti të ngushtë koke, nga dëshpërimi. S’kish pse, ai aty lindur, rritur, plakur ish pjesë e gjithë këtij sistemi ndërvarjesh ndërsjelljejesh të pafundme, qe u jepte mundësi të gjithëve të jetonin pak më mirë me lumturinë e tyre të rreme. Por askush nuk mund ta mohonte këtë, se e pazakonshmja ishte e dukshme. Partia kish bërë ndryshime, investime në hotele me pesë yje, rrugë të gjera, të rregulluara të reja dhe mbi të gjitha një qeveri krejt të re, jashtë mase simpatike, madje dhe nga treva jashtë kufive. S’mund të pritej asgjë veç qetësisë përkundëse të pëparshme.

I ftohti me një rrahje fryme të mbytur vazhdonte të binte. S’ishin flokë bore, as yje, por pluhur i ngrirë bryme.

Please follow and like us: