Albspirit

Media/News/Publishing

Prishet koalicioni në Greqi, Kamenos jep dorëheqjen

Qeveria greke e Tsipras është tronditur pas largimit nga koalicioni i aleatit të tij kryesor, Pano Kamenas. Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Panos Kamenos ka dhënë dorëheqjen ndërkohë që është edhe lideri i partisë ANEL. Kammenos ka deklaruar se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni me qeverinë greke, pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras. Pas takimit në rezidencën Maximos, në një deklaratë për shtyp Kammenos tha se pati një bisedë të gjatë me kryeministrin. “Patëm një bashkëpunim që zgjati plot  4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë sëbashku. Falenderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria”, tha ai, duke theksuar se është kundër miratimit të marrëveshjes me Maqedoninë për emrin.

Please follow and like us: