Albspirit

Media/News/Publishing

Pse hesht dekani 200 mijë dollarësh, Artan Hoxha?!

Policia është lejuar disa herë, natën dhe ditën që të futet në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë për të shantazhuar, kërcënuar dhe dhunuar studentët që kanë vendosur të protestojnë pa ndërprerje brenda Fakultetit.

Në një akt të pazakontë të Policisë, po aq e pazakontë është edhe heshtja e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë. Studentët janë dhunuar brenda ambienteve të fakultetit, dhe Dekani Artan Hoxha nuk ka asnjë qëndrim deri më tani mbi këtë situatë!

Po kush është Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë sipas syri.net?

Artan Hoxha ka punuar si prokuror gjatë regjimit komunist. Gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste ka kryer disa detyra në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 1999, kur Partia Socialiste ishte në Qeveri, ai u emërua nga Kuvendi si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Asokohe, sistemi i drejtësisë nuk i nënshtrohej procesit të vettingut, por e sigurt është që ai sistem ishte po aq i korruptuar sa është edhe sot. Në 2011 kur Presidenti Bamir Topi, i njohur për lidhjen e fortë që kishte krijuar atë periudhë me Edi Ramën, e propozoi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kandidati Artan Hoxha, habiti me përgjigjen e tij mbi pasurinë, ku justifikoi 200 mijë dollarë që nuk i dihej burimi, me faktin se ia kishte dhuruar vëllai i tij.

Asnjë sqarim nuk u dha prej tij në atë kohë se si ishte e mundur një dhuratë e tillë dhe sesi i vëllai jusitifikonte burimin e kësaj shume të konsiderueshme parash. Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të problemeve me ligjshmërinë e pasurisë, e refuzoi Artan Hoxhën dhe nuk e votoi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Artan Hoxha në listën e pasurive të paluajtshme ka deklaruar një apartament 120 m2 në Tiranë, apartament në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë.

Në vitin 2018, deputetët e Partisë Socialiste e propozuan Artan Hoxhën si anëtar të Këshillit të Bankës së Shqipërisë dhe ai mori votat e socialisteve, duke i siguruar vetes një dypunësim, që siguron miliona lekë në muaj, si Dekan i FDUT dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. E gjithë karriera e tij dhe pasuria që ka krijuar ngre pikëpyetje mbi faktin, nëse është pikërisht mbështetja e vazhdueshme që Partia Socialiste i ka dhënë karrierës së tij profesionale, dhe problemet me ligjshmërinë e pasurisë, që e bëjnë Artan Hoxhën të hesht dhe të punojë kundër interesit të studentëve.

Një nga kërkesat e studentëve është edhe përfshirja e pedagogëve në një proces vettingu, për shkak se një pjesë e tyre, sipas studentëve, janë të korruptuar. A mund ta mbështesë Artan Hoxha këtë kërkesë, apo interesi i tij është i njëjtë me atë të Edi Ramës, të shuhet protesta e studentëve pa përmbushur kërkesat e studentëve? Kjo mbetet për t’u parë. Por heshtja e Artan Hoxhës ndaj dhunës që Policia i bën studentëve në ambientet e Fakultetit, e bën atë bashkëfajtor dhe pyetjen e mësipërme retorike, shkruan syri.net

Please follow and like us: