Albspirit

Media/News/Publishing

Dada e Surrealizmi thyejnë rekord!

 

E. Kaceli, Itali

Të kesh mbi 500 mije vizitorë në një ekspozitë kryeveprash arti, në kohën e sotshme ngjan pak si surreale! Por në qytetin Alba, me rreth 30 mijë banorë, në veri të Italisë, ky është realiteti më i fundit! Dada e surrealizmi godasin fort! Vetëm të dielën, në Fondacionin Ferrero, kryeveprat e surrealizmit janë vizituar nga mbi dy mijë persona të moshave nga më të ndryshmet!

“Dal Nulla, al Sogno” (Nga asgjëja në ëndërr) kryeveprat e pikturës surreale dhe të dadaizmit, ruajtura në muzeumin hollandez, Bojimans Van Beuningen, ekspozuara në ambjentet e fondacionit “Piera, Pietro e Giovanni Ferrero”, i njohur në gjithë Italinë për inciativat e tilla kulturore, janë vizituar nga një numër i jashtëzakonshëm njerëzish, qysh prej ditën kur u hap, 28 shkurt 2018 e parashikohet një fluks akoma më i madh në ditët e mëtejshme, me deri në mbyllje me 25 shkurt 2019.

Burimet zyrtare folën për mbi 500 mijë vizitorë nga e gjithë Italia! Grupe, individë të rinj, të moshave dhe profesionave nga më të ndryshmet. Një interesim i tillë për artin, në kohën e sotme bën përshtypje, edhe kur flitet për kryevepra e Arp, Dalì, Magritte, Willnik, Mirò…

Please follow and like us: