Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni
Gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni, edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov. Lajmi është dhënë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me anë të një postimi në “Facebook”. “Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare”, ka shkruar Xhaferi. Tanimë ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në të menjëherë hyn në fuqi.
Please follow and like us: