Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Klinton thoshte se gjendja në Kosovë është kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA

Gazeta beogradase “Danas”, duke robotuar shkrimet e saja të para 20 vitesh, përkujton ditët mes 7 e 13 janarit të vitit 1999, kur, siç thuhet, ushtria jugosllave ishte pozicionuar përgjatë rrugës Prishtinë dhe të gjitha tytat ishin drejtuar kah fshatrat Obrançë e Llapashticë, në të cilën gjendet komanda e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gazeta përkujton lajmin e atëhershëm të agjencisë FoNet, sipas të cilit presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Klinton kishte vlerësuar se kërcënimi i paqes në Kosovë është “kërcënim i parëndomtë dhe i jashtëzakonshëm i sigurisë së SHBA”. Klinton ka theksuar se “është me rëndësi të veçantë që zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë nuk guxon të ndërpresë avancimin në zbatimin e marrëveshjes së Daytonit”, duke i vazhduar ngrirjen e llogarive e të pasurisë së shtetasve jugosllavë në ShBA dhe ndalimin për amerikanët që të investojnë në RFJ, masa të cilat kanë qenë në fuqi nga qershori i vitit 1998. Gazeta përkujton se rreth njëqind serbë e kishin bllokuar rrugën Prishtinë-Prizren dhe kërkonin takim me kryetarët e RFJ e të Serbisë, Slobodan Milosevic e Milan Milutinovic, të cilët i konsideronin më përgjegjësit për “pozitën e keqe të serbëve në Kosovë”. Por, një kërcënim më i drejtëpërdrejtë i bëhej Llapit, ku, siç përkujton gazeta, disa ditë para krishtlindjes serbe, ushtria e Jugosllavisë ishte pozicionuar përgjatë rrugës Prishtinë-Podujevë, e më së shumti kishte afër fshatit Lluzhan. “Të gjitha tytat janë drejtuar kah fshatrat Obrançë e Llapashitcë, në të cilën gjendet komanda e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Podujevës. Në vetë Podujevën, kishin konstatuar gazetarët, është qetësi. Në rrugë ka plot njerëz, ndërsa lokalet e dyqanet janë të hapura”, raportonte agjencia “Beta”. William Walkerin, shefin e atëhershëm të Misionit verifikues të OSCE-së, i cili bllokadën e rrugëve të civlëve serbë e quante plotësisht të paarsyeshme, Aleksandar Vucici, atëherë ministër i informimit, e akuzontë Walkerin se “po mbështet terroristët”. Walker e akuzonte pushtetin e Jugosllavisë se nuk po i përmbush obligimet e marrë dhe se Milosevici, ndonëse kishte premtuar të bashkëpunonte me misioni e OSCE-së, nuk po e bënte një gjë të tillë.

Please follow and like us: