Lajmi mbi përgjimet e Çukos, Rama fyen Zërin e Amerikës: Kazan
Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur nga lajmi që ka publikuar pasditen e sotme Zëri i Amerikës, në lidhje me përgjimet ndaj ish-kreut të Burgjeve Arben Çuko, që flisnin qartë për skandalin e punësimeve në administratën shtetërore. Ai nuk ka nguruar që ta quajë kazan edhe ‘Zërin e Amerikës’”, ndonëse aty janë publikuar pjesë nga dosja e prokurorisë.
“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonikePër herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatikÇfarë katandie”, shkruan shefi i qeverisë.
Inati nuk i ka kaluar edhe pas postimit që ai ka bërë në Twitter, duke shkuar serish në lidhje me këtë çështje. Kryeministri Rama thotë këshilluar që Zëri i Amerikës më parë duhet të verifikojë dokumentet e konkursit dhe më pas të ballafaqojë rezultatet me rekrutimet, e më pas të hedhë baltë mbi qeverinë.
“Shkoni verifikoni dokumentet e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumi”, vazhdon të shkruajë në një tjetër postim Rama.
Për detaje të tjera klikoni linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2019/01/14/pergjimet-ndaj-kreut-te-burgjeve-o-gerti-gjithcka-eshte-bllokuar-nga-kryeministri/