Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Shqiptarët ikin dhe Rama krekoset me adhamudhët e tij…

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, nga janari i vitit 2018 deri në nëntor të po këtij viti, janë larguar rreth 202.000 shqiptarë, nga të cilët nuk është kthyer asnjeri. Diferenca mes ikjeve dhe kthimeve po sipas INSTAT është rreth 300.000 persona në vit, shifër kjo shumë e lartë për një vend me një popullatë si Shqipëria.

Me këto ritme një vend i vogël si i yni, shumë shpejt mund të boshatiset. Një vend i vogël por me pasuri natyrore të mëdha, të cilave ua di vlerën e i kultivon vetëm Edi Rama, i cili prej 6 vitesh ka nën zotërim çdo centimetër e çdo sektor të këtij vendi. Sot deklarohet Ministër i Jashtëm, deri sot kishte gjithçka tjetër, kryeprokuror, ministër i brendshëm, shëndetësië, financash, gjithçka. Nëse ke një pyetje apo nevojë përgjigjen ta jep gjithologu Edi.

Nga ana tjetër e gjithë Shqipëria është me një këmbë në protestë e tjetrën në avion për ta lënë përfundimisht këtë vend. Një vend ku varfëria është në nivelet më të larta, papunësia po ashtu, nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë për të shfrytëzuar burimet natyrore e për të nxjerrë nga bataku këtë vend. Mjekët të pamotivuar e me kushte skandaloze, studentët të penalizuar nga një ligj klientelist e me auditore e konvikte mesjetare, por nga ana tjetër jep bonusin e bebeve…Paradoksi i një të çmenduri! Po ku do rriten ato bebe në këtë vend, që ky kryeministër e ka shndërruar si fole gjarpri, ku nëse lëviz vetëm pak, nuk di nga të vjen pickimi?

Jo more “zotëri” ose merr vendimin e me ndihmën e ndonjë miku të kthjellët ndërgjegjësohu e largohu, ose do të të largojnë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Ik se përveç llafeve e shkatërrimit të këtij vendi s’bëre asgjë tjetër. Ky vend përveç 50 viteve të komunizmit, kurrë s’ka qenë më shpresëthyer sa sot. Ti do të jesh njolla më e shëmtuar në historinë e këtij kombi, krah diktatorit Hoxha.

Please follow and like us: