U arrestua në sallën e gjyqit, ja për cfarë akuzohet prokurori në Gjirokastër
Një prokuror është arrestuar në sallën e gjyqit në Gjirokastër, pasi dyshohet për korrupsion. Spartak Çoçoli u prangos teksa merrte pjesë në një seancë gjyqësore. Ai dyshohet se ka marrë 1 mijë euro nga një qytetar. Kërkesa e ndalimit të prokurorit Spartak Çoçoli është bërë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas të dhënave ai kishte qenë në përgjim për një kohë të gjatë.
Please follow and like us: