Albspirit

Media/News/Publishing

Demaskohet ‘serbja’ Mina Kostiç, është Minire Jashari nga Ferizaj

Fotografia e Mina Kostic

Mina Kostiç njihet si njëra ndër këngëtaret më të popullore në muzikën serbe. Mirëpo, këtyre ditëve mediat serbe janë marrë me prejardhjen e vërtetë të këngëtares. Në të vërtetë, është zbuluar se ajo deri në moshën 19-vjeçare është quajtur Minire Jashari dhe thuhet se është vajzë e prindërve nga Kosova, që besohet të jetë babai shqiptar dhe nëna serbe. Ajo nuk ka pranuar të tregoj se çfarë kombësie janë prindërit e saj, por ka theksuar se babai është nga Ferizaji, ndërsa e ëma nga Peja. Po ashtu, ajo ka mohuar se dikur ka pasur emrin Minire Jashari, por e ka pranuar se në moshën 19-vjeçe ajo vërtetë e ka ndërruar emrin dhe mbiemrin, çka padyshim se konfirmon pohimin e mediave. “Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jahsari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova. Por unë jam kryqëzuar”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste. Si do që të jetë, mediat serbe shkruajnë se religjioni i saj fillimisht ka qenë mysliman, por pastaj ajo ka vendosur ta ndërroj, përfshirë edhe emrin.

auto_auto-49896876-752922841756774-7016173014702096384-n1547464330_1547545021-88783621547583394

auto_auto-50008791-372452956866333-6049123469734445056-n1547464330_1547545021-56929841547583395

auto_bd44a5c8fc2d528870fd318f34bbb44e_L1547583394

Please follow and like us: