Albspirit

Media/News/Publishing

Sa për të qeshur me këto replikat e Qeverisë me VOA për punësimet në burgje

 

Xhoi Jakaj

 

Kë doni të gënjeni ditën me diell e të bëni demagogji boshe…

1-Burgjet janë parë gjithnjë si burim punësimi sepse  këtë sistem është më e lehtë ta mbushësh me militantë, një polic burgjesh e punëson edhe me shkollë të mesme, madje edhe drejtorët në dhjetra raste pa një universitet të mbaruar?!

2-Burgjet kanë pafund vende pune, në raport me drejtoritë e tjera në ministritë analoge dhe deputetët bëjnë shumë premtime gjatë fushatave politike për punësime.

3- Konkurset në të gjitha rastet janë fiktive dhe triumbetohen si punësime me meritokraci, me pak fjalë…përralla me mbret.

Ata që kanë marrē pjesë në konkurim e dinin fare mirë se cilët ishin të paracaktuar për të dalë fitues dhe kur dilnin me zero pikë,  emri e fleta e tyre futej në rreth…dhe shpalleshin në listë me pikë maksimale dhe fitues…

4-Burgjet kanë mundësi transferimi me dy masa disiplinore nga Tirana në Zahari të Krujës ose në Kosovë të Lushnjes në Tepelenē e në fund të ferrit nëse nuk je i lidhur ngushtë me partinë dhe e kundërta nëse je militant i një partie që aktualisht zotëron Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe mund të plotësosh tekat e deputetit të zonës duke ia bërë nderin më lehtësisht me këto levizje paralele dhe punësime me “konkurse”.

5-Tek disa kategori të burgosurish në Shqipëri ekziston e drejta e votës, ndaj sistemi i burgjeve ose peritenciar është hambar votash dhe punësimesh për atë parti politike që ka Ministrinë e Drejtësisë.

Unë mund të listoj dhjetra probleme të tjera që mbart sistemi…sepse dikur isha pjesë e rëndësishme në atë vend, ama sot po mjaftohem me konkurset që janë farsë e madhe.

Fundja një qeveri kur merr mandatin nga populli mund të punësojë mbështetësit e vet dhe nëse nuk e bën është taktikë e gabuar nga ana politike, por nuk duhet servirur si konkurim dhe meritokraci punësimi i tyre sepse pastaj gabimi kthehet në faj dhe si gjithnjë kur dikush me pa të drejtë humb vendin e punës, fajtori mbetet jetim…

Please follow and like us: