Ylli Xhaferri: MESHË PËRSHPIRTJEJE…
gjithnjë e më lart ngrihet çmimi i bukës
gjithë gjerë e më gjerë në ngut çel babëzia
gjithë e më e bardhë bëhet larvë e mashtrimit
gjithë e më i pajetë përkulet drapër i së vërtetës
gjithë e më egër fshikullojnë kamxhikët e vdekjes
gjithë e më ububushëm ulërasin poli-enigmat e jetës
gjithë e më rrejshëm feks llaku nëpër vilat e oligarkëve
gjithnjë e më frikshëm rizgjohet në të sotmen e djeshmja

gjithë e më ujshëm pa freh, mbarsen kobët
gjithë e më dëshpërueshëm njerëzia mërgohen
gjithë e më frikshëm fqinjët gjakosen për kufijtë
gjithë e më hazdiset për në theqafje të re ardhmëria
gjithë e më në lëngata ethesh përgjon keq gjakmarrja
gjithë e më shumë shpirtrat e mysët llongosen me hije
gjithë e më shumë zezonë e të ultës fiton pseudoqytetari
gjithë e më shumë ferr-parajsa e kohës sonë dështon veten.
Please follow and like us: