Pedagogët e Filologjikut: Të hënën në grevë, Rama po ‘kap’ universitetet
Ditën e hënë, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë paralajmërur nisjen e protestave. Ky vendim është marrë në mbledhjen e asamblesë, ku ata kanë shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve, ndërsa janë të shqetësuar për VKM-të që cënojnë autonominë. Pedagogët i kanë bërë kërkesë asambleve të të gjitha fakulteteve për t’u takuar dhe për të diskutuar për protestën. Pedagogët thonë se të hënën do zhvillohet një grevë njëditore, duke kërkuar rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Sipas pedagogëve, autonomia e universiteteve po ‘kapet’ nga kryeministrin Edi Rama, çka nuk është parë në asnjë vend të botës. Reagimi vjen pasi kryeministri Edi Rama i sulmoi ashpër pedagogët gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin.