Pse serbët u bënë vasalët e parë të Perandorisë Osmane?
Skënder Jashari
Në Betejën e Maricës, ku u ndeshën më 26 shtator 1371, sllavët e Gadishullit Ilirik (Serbët dhe Bullgaët etj) me Perandorinë Osmane, pas mposhtjes dy princët serbë pranuan nënshtrimin. Ata u bënë vasalë të Perandorisë Osmane, duke i dhënë kontribut edhe në ushtarë për zgjerimin e kësaj perandorie. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Europës (nënkupto katolicizmit). Këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit Ilirik.
Pas serbëve këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit Ilirik-Ballkanik!
Më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku Katedralën e Konstantinopojës e ktheu në Xhaminë e Shën Sofisë, duke deklaroi si kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe duke konsideruar veten si trashëgimtar ligjor të Perandorisë Romake. Sulltani, falë inxhinierit Orban, i cili ndërtoi 3 topa gjigandë, të panjohur deri në atë kohë, ishte arma kryesore që mposhti muret e Konstantinopojës. Me rastin e çarjes së mureve dhe mbi gjitha efektit psikologjik që shkaktonin këto armë të panjohura deri atëherë- topat gjidand (për nga kalibri dhe forca shtatërruese), u arrit mposhtja e Perandorit Konstantin XI Paleologu me 8.000 kështjellarët që e mbronin! Forca osmane ishte mes 75.000-100.000 rrethues. Mbrojtësit e Konstantinopojës, nuk pranuan vasalitet, mbrojtje dhe aleancë nga Europa, ngaqë ishte tepër e theksuar edhe armiqësia sidomos kundër Vatikanit.
Më 1 qershor 1453, vetëm 3 ditë pas rënies së Konstantinopojës, Sulltan Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobet fetare Genadiusit dhe u zhvillus procesioni i Patriarkut të Konstantinopojës. Pajtoi Islamin me Krishterimin Ortodoks, duke e thellu edhe më shumë ndarjen mes Krishterimit katolik me atë Ortodoks (e cila ndarje që nga 1054 në vazhdimësi u thellua)!
Çështja filloi më herët, me ndarjen e Kishës, më 1054, në Kishën Katolike dhe Ortodokse, kjo ndarje u thellu edhe më shumë në Gadishullin Ilirik. Shumica sllave mbeti në Kishën Ortodokse, roli i kishës së tyre ishte tejet i fuqishëm. Madje Car Dushani edhe në Kodin e tij, e kishte përligj gjenocidin kundër katolikëve (që ishin vetëm shqiptarët). Kodi i tillë, ishte akti i parë gjenocidal i përpiluar nga Kisha Ortodokse Serbe, në zhdukjen e shqiptarëve katolikë, pastaj çdo memorandum, elaborat, projekt dhe ligj shovenist serb, do përshkohej nga kjo frymë! Kisha Ortodokse serbe, ishte helmuar nga shovenizmi i saj anti-Europian, sa që shqiptarët katolikë, në Gadishullin Ilirik i shihte si rrezikun më serioz, shkaku që Principatat a vendet Europiano-perëndimore do mund të përdornin Atdheun tonë, si trampolinë për kryqëzatat anti-islamike (nënkupto edhe anti-ortodokse)! Kjo besohet dhe bazohet sipas gjitha burimeve historike, që ishte aryseja përse serbët ishin të parët që pranuan vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane, e nuk pranuan vasalitet dhe as aleanca me vendet europiane( katolike)! Të njejtën rrugë do e ndjeknin edhe të gjithë të krishterët e tjerë ortodoksë, siç ndodhi edhe me grekët, bullgarët etj. Andaj shkaku i kësaj, edhe do shquheshin në gjenocidin kundër “katolikëve”, pra kundër shqiptarëve dhe për më shumë shihet interesi i kishës ortodokse serbe, në islamizimin a tjetërsimin fetar nga katolicizmi i shqiptarëve. Andaj kisha ortodokse serbe ka frikë në shpirt që t’i shohë shqiptarët si katolikë!
Madje edhe Osmanët e nuhatën këtë, sa që sulltanët ishin të njohur për aplikimin e parimit “përça e sundo!” Duke e parë që Kisha Ortodokse (popullata ortodokse dhe klerikët e Kishës Ortodokse ishin tejet të armiqësuar me katolikët më shumë preferonin Islamin sesa Vatikanin). Andaj të gjithë këta pranuan më parë t’i dorëzohen Sulltanit Osman, e jo të pranonte Vatikanin. Kjo e shtyri Sulltan Mehmetin që ta lejonte Kishën Ortodokse të kishte autonomi për të përfituar besnikërinë e tyre. Pastaj duke e parë që pjesa më e madhe e Gadishullit Ilirik, tashmë shtrihej nën autoritetin e Patrikanës së Stambollit (pra ishin të ritit ortodoks) dhe vetëm shqiptarët bënin përjashtim. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo Georgios Kourtesios Scholarios, ishte Partiarku më anti-Perëndimor, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve (veçmas grekëve) dhe islamikëve (Osmanëve). Ky Patriark i përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks!
Bashk-sundimi osmano-islamik dhe ortodoks (sllavo-grek), për mbi 550 vite në Gadishullin Ilirik, konsistoi që gjenocidi të orientohej vetëm kundër shqiptarëve. Në ndarjen e Perandorisë Osmane, sipas Mileteve, të krishterët ortodokës u quajtën “rum”, në këtë periudhë u ushtrus terror i vazhdueshëm kundër katolikëve që të konvertoheshin në ortodoks! Derisa pjesa më e madhe e Gadishullit Ilirik ishte e pushtuar nga Osmanët, të vetmit të Krishter Katolik, ishin Shqipëtarët! Pra si Sulltanati ashtu edhe Patrikana e Stambollit (ortodoksët sllavo-grekë), i shihnin shqiptarët si të vetmin rrezik potencial, sidomos përmes zbarkimit nga Deti Adriatik në portet shqiptare, të flotave Europiane, në nisjen e kryqëzatave anti-islamike dhe anti-ortodokse. Këta i bashkoi “armiku i përbashkët” që i quanin shqiptarët katolikë (edhe pse disa burime thonë që edhe në këtë kohë një pjesë e shqiptarëve ishin ortodoksë, të ortodoksizuar me dhunë nga Car Dushani dhe Patrikana e Stambollit)!
Rreth 8 kryqëzata europiane, ndodhën në vitet 1096-1270, ku Deti Adriatik, bregdeti Shqipëtar (nga veriu deri në Peloponez), në shumicën e këtyre kryqëzatave përdorej si port zbarkimi dhe pikë nisje të operacioneve ushtarake! Madje edhe planifikimi i kryqëzatave të mëvonshme, deri edhe kryqëzata e planifikuar që të udhëhiqej nga Atleti i Krishtit-Engjulli Mbrojtës i Europës dhe veçmas i Shqiptarëve (Gjergj Kastrioti), pikëfillimi kishin Atdheun Shqipëtar. Këto bënë që frika e Patrikanës së Stambollit (ortodoksëve sllavo-grek) dhe e njejta frikë edhe e islamikëve osmanë, të ishte reale.