Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Largimi i Edi Ramës, emergjencë kombëtare

Kryetari i PD-së e quajti “emergjencë kombëtare”, largimin e Edi Ramës. Në fjalën e tij të mbajtur para Këshillit Kombëtar ku u votuan funksionarët që do të drejtojnë këtë parti në 4 vitet e ardhshme Basha theksoi rëndësinë e miratimit të aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës. “Diskutimi dhe miratimi i aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës si emergjencë kombëtare. Na pret beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protesta popullore për rërzimin e Edi Ramës dhe për ta shporrur këtë model një herë e mirë nga institucionet dhe politika e Shqipëria. PD do ta udhëheqë këtë betejë jetike për fatet e Shqipërisë dhe do ta fitojë këtë betejë”.

Please follow and like us: