Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Kush e pa botën e të çmendurve?

 

 

 

Ne flasim për të çmendurit

pa ditur ç’ndodh me ta,

sikurse vdekja.

Kush e pa botën e të çmendurve?

Sot

një vajzë,

tek stoli buzë Lanës,

me të jeton.

Herë si trokëllimë kali,

gjysëm zhveshur vrapon.

Herë e menduar

dhimbjen,

lodhur inxheksionesh,

mbi gjethe të mykura dimri,

pikon…

Trupgjallë

flet me hijet,

me fantazmat grindet…

Unë nuk mundem ta kuptoj,

sigurisht

si mundem ta kuptoj?!

Shoh si vdesin,

si çmenden njerëz përditë.

A thua për këtë lindëm

të shohim si shuhen dashuritë?!

 

Mjaft me morale,

shoqata qesharake,

ku ngrejnë dëfrimet,

rroga të majme,

mes dhimbjesh mjerane,

ku nuk ka shpëtim.

Mjaft me njerëz shpëtimtarë,

me thirrje humane,

viruse vdekjeprurëse,

për gjithçka që ndodh.

Mjaft me slogane politikash,

etje pushtetesh mbi tragjedi.

Të gjithë na fundosin,

si kavie eksperimentesh

Kush e ka rradhën tani?

Please follow and like us: