Albspirit

Media/News/Publishing

Brigata e Pestë dhe masakra e Buzëmadhit

SAKIP  CAMI

 

(LETER  E ISH PARTIZANIT TË Br. V  REMZI ISLAMI   DREJTUAR KRYETARIT TE OBVL (ORGANIZATES SE BASHKUAR TE VETERANËVE TË POPULLIT SHQIPTAR  GJENERAL  RRAHMAN PARLLAKU, ISH KOMANDANT I DIVIZIONIT TË V SULMUES, NDERI I KOMBIT)

(PENGU I TIJ , TË DALË E VËRTETA , T’U KËRKOHET FALJE FAMILJEVE TË VIKTIMAVE DHE TË DEKOROHEN ATA QË STREHUAN PARTIZANËT)

Remzi Islami, vëllai i Pajo Islamit, sot në Pragë të Çekisë ka një  peng të madh, ndaj i shkruan kryetarit të OBVL (Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar) Gjen. Leit. Rrahman Parllaku, Hero i Popullit sot Nderi i Kombit. Jam larg atdheut dhe jam në prag të vdekjes, por nuk dua të vdes me pengun e Buzëmadhit. Si Kryetar i OBVL dhe hero i LANÇ dua t’ju  jap shpjegimet e mia për ngjarjen e Buzëmadhit. Kanë kaluar 73 vjet dhe nuk ka dalë siç është, e vërteta. Unë dhe dy veteranë, Dero Deraj dhe Rexho Kapo e kemi thënë edhe deklaruar me shkrim, kemi guxuar edhe në  vitet ’70, por është  koha që jo vetëm të kërkohet falje, por familjet që na strehuan të dekorohen njëlloj si të gjitha bazat e LANÇ. Brigada e V në rrugën e saj për në Kosovë në shtator 1944 kaloi në zonën  e Lumës ku hasi në rezistencën e bajraktarit Muharrem Bajraktari, por shumë partizanë e partizane, ndër to edhe unë dhe Rexhua u strehuam dhe shpëtuam jetën në familjet e fshatit Buzëmadh. Ne na ka strehuar në stanet e tij Dan Lala. Dan Rexhepi dhe Mehdi Rexhepi vunë jetën e tyre në rrezik për të mbrojtur jetët tona, ndërsa  si shpërblim shtabi i brigadës, pas vrasjes në përpjekje të Hysen Çinos  pushkatoi në Kroin e Bardhë 21 banorë të fshatit Buzëmadh, 14  të fisit Lala.

TË PUSHKATUARIT E  FSHATIT BUZËMADH      

  1. Ramadan (Dan) Rexhep Lala 53 vjeç me 7 fëmijë
  2. Mehdi Rexhep Lala              39 vjeç me 7 fëmijë
  3. Ramiz Sali    Lala                       30  vjeç me 3 fëmijë
  4. Arif Tahir  Lala                       36 vjeç me 5 fëmijë
  5. Nuhi Musa  Lala                        35  vjeç me 4 fëmijë
  6. Tahir Ali   Lala                          19 vjeç , i pamartuar
  7. Sulë Etem  Lala                         27 vjeç me 1 fëmijë
  8. Ymer Etem   Lala                       24 vjeç, i fejuar
  9. Zenun Habib  Lala                    40 vjeç, me 1 fëmijë
  10. Muharem Habib Lala 37 vjeç , me 1 fëmijë
  11. Cen MexhitLala 39 vjeç, me 1 fëmijë
  12. Rakip Ramadan Lala              40 vjeç, me 4 fëmijë
  13. Rezhep Ramadan Lala            45 vjeç,  me 2 fëmijë
  14. QazimSelimLala 47 vjeç me 7 fëmijë

KatërmbëdhjetëtëpushkatuarvetëmngafisiLaladhe 7 tëtjerëngafisiVellku, Hoda, Bresa, ToladheMalo, SulejmanHasanVellku  45 vjeç me 3 fëmijë, RizaHalimHoda, 45 vjeç me 4 fëmijë,ZylbeharNuriBresa  22 vjeç ipamartuar, JeminHakikBresa, 37 vjeç, me 2 fëmijë, QamilShivarTola, 42 vjeç me 3 fëmijë, Isak  Islam  Bresa 23 vjeç, I pamartuar, dheArif  Ramadan Mala 47 vjeç me 7 fëmijë.

DEKLARATAT E TRE VETERANËVE (ISH PARTIZANË TË Br. V  PARA VITIT 1990,  NË VITET 70)

Rexho  Kapo, motra e Hysni Kapos, Dero  Deraj dhe Remzi  Islami i lëshuan deklaratë rekomanduese një prej djemve të fisit Lala sepse nuk e lejonin që të ndiqte studimet e larta. Në vitet 70 tregon Dero Deraj dhe këtë e përforcon Remzi Islami në letrën drejtuar Gjen. Rrahman Parllakut erdhi nga Kukësi dhe më takoi në Durrës një nga fisi Lala. Kërkonte një deklaratë për qëndrimin e 21 të pushkatuarve dhe veçanërisht të familjes së tij gjatë luftës Nacional Çlirimtare. Pa asnjë pendesë, tregon Deraj, bëra një deklaratë të fortë :”Jetën e dytë e kemi nga ata.” Kështu shkruan edhe Rexho Kapo dhe Remzi Islami.

Dero Deraj thotë se i shkrova edhe Sekretarit të Parë të Komitetit të PPSH të Kukësit  që të rishikonin qëndrimin ndaj Buzëmadhit.

Por që të jem i saktë ne na ka mbrojtur Dan Rexhep  Lala në stanet e tij. Kemi qenë 5 partizanë dhe 2 partizane, njëra prej tyre Rexho Kapo. Ai u deklaroi njerëzve të bajraktarit që kishin ardhur për të na marrë dhe për tu dorëzuar se ju jap robt e shtëpisë dhe miqtë e shtëpisë sime, kurrë.

BUZËMADHI, FSHAT  FETAR, MIKPRITËS DHE I BESËS

Buzëmadhi njihet si fshat fetar. Sot në këtë fshat ndodhet një teqe nga më të përmendurat e Veriut. Kjo teqe dhe shehlerët e saj i kanë shërbyer popullit gjithmonë, edhe në kohë të vështira.  Brigada e V kaloi kalimthi në Buzëmadh. Në përpjekje me forcat e Bajraktarit  u vra komandanti i batalionit Hysen Çino. Askush nuk e kishte shënjestruar komandantin Hysen Çino.Përkundrazi Ramadan Lala dhe djemtë e tij shpëtuan 7 partizanë, dy partizane dhe pesë partizanë duke u përballur me bajraktarin:  “Partizanët janë në besën time dhe nuk i dorëzoj, deklaroi ai. Dhe kështu ndodhi. Udhëheqja e Brigadës së V si hakmarrje thirri në pabesi në Kroin e Bardhë, aty u vra Hyseni, jo pak, por 21 fshatarë, 14 të fisit Lala, ndër to 4 pjesëtarë të Dan Lalës. Dani foli me burrëri: “Mos pushkatoni të tjerët, pushkatoni mua se ata nuk kanë faj, aq më tepër që po marrin pjesë edhe në rradhët e Brigadës së V. Partizanëve të Brigadës së V të shpërndarë nëpër shtëpitë në Buzëmadh ju vu për detyrë që të merrnin nga çdo shtëpi për një mbledhje në Kroin e Bardhë. Katër veta pranuan me dale partizanë.Ishte hartuar një listë, përjashto ata që dolën partizanë, të tjerët ishin vënë në plan për t’u pushkatuar. U pushkatuan 21 veta. 21 kufoma u varrosën nga plakat e katundit.

PLENUMI I DYTE  I BERATIT, NENTOR 1944,  KRITIKON VRASJET E BUZËMADHIT

Dokumentat ,  proces verbali, trupi gjykues (nëse ka patur), trupi egzekutues etj janë zhdukur. Megjithatë në raportin kryesor të Plenimit të Beratit,  Enver Hoxha kritikoi ngjarjet e Buzëmadhit dhe veprimet e udhëheqjes së Br. V

“Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike 20 katundarë të Buzëmadhit, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë (Komanduesit e Br. V) i pushkatojnë.”

Sigurisht komanduesit e  Br. V, nuk e pranuan fajin dhe akuzuzan fshatarët e Buzëmadhit për vrasjen e Hysen Çinos dhe për kundërvënien ndaj Brigadës.

*Po ish partizanët dhe drejtuesit e tjerë  si reaguan para dhe më pas ?

Nënoçe Osmani nga Labëria:

“Të vret Perëndia të harrosh mikpritjen kuksiane. … Në Buzëmadh  unë isha sëmurë me të ftohtë dhe më shërbyen gratë e një shehu.

..Që atëhere  e përsa kohë qëndruam në Kukës  ndjeja një boshllëk ndaj banorëve të Buzëmadhit.”

Naile Ferra (Gjinushi) :

Si partizane e Br. V ruaj vetitë e larta morale të këtyre njerëzve, mikpritjen, bujarinë. Gratë e Buzëmadhit, nxirrnin për ne partizanet, nga sepetet e tyre çorapet dhe rrobat e tyre të trupit dhe ushqimet më të mira.

Pas çlirimit deri në vitin 1948 bashkë me burrin tim Etem Gjinushi shërbyem në Kukës  dhe patëm marrëdhënie të shkëlqyera me kuksianët.

Mato Hasamataj, nga Smokthina e Vlorës, ish partisan i Br. V, veteran, ish kuadër i MB:

Ngjarjet e Buzëmadhit  i  mësova nga Remzi Islami. Kam mbështetur deklaratat e Remzi Islamit, Rexho Kapos dhe Dero Rerajt që në vitet 70 për banorët e Buzëmadhit, që të ndryshojë qëndrimi politik ndaj tyre dhe fëmijtë e tyre të shkojnë në shkollë.

Remziu në atë kohëvrapoi drejt Kroit të Bardhë, kur mori vesh se po pushkatohej edhe mbrojtësi i 7 partizanëve, por kur arriti egzekutimi ishte bërë. Nuk ishte përfillur as deklarata e Dan Lalës se kam shpëtuar jetën e 7 partizanëve.

Maliq Sadushi, partizan i Br. V, ish zv.ministër  i Mbrojtjes:

“Sa herë i kthehem historisë së LANÇ dhe enkas Br. V në Lumë, i  përmbahem moralit të historisë reale. Seicili të çmohet  pa i paragjykuar anti pareti, tradhëtar, armik etj. I përkas dhe mbroj LANÇ si vepër e popullit shqiptar , dhe e Kukësit. Por edhe gabimet lypsen parë me drejtësi.

Me mision në Kosovë, Br. V do të kalontre përmes Kukësit duke kryer edhe disa detyra. Kukësi i varfër u bë prapavija jonë, jo për një ditë e një javë, por për një muaj. Ndryshuam mendim se Kukësi ishte një nga viset patriote të vendit dhe i antifashizmit. Historia ti tijapë vendin e rolin. Bajraktari e zotëronte Lumën. Fanatik i moskonfrontimit me UNÇ, ai heshti deri me 210 shtator 1944. Br. V duhej ta afronte me takt dhe të bashkëpunonte. Pas Lusnës dhe Kolesjanit i erdhi rradha Buzëmadhit. Duke lëvizur na u vra H.Çino dhe hymë në fshat me shkëmbim zjarresh. Sidoqoftë familjet na strehuan dhe na ndihmuan nga zakoni mikpritës. Sjelljen ose nukme kuptuam ose e morëm për dobësi. Sa keq mendonim.

.. Këtu të shpien mosmarrëveshjet, mendjemadhësia e nxitimi, të përziera me euforinë.

Nderoj historinë e lavdishme të Kukësit. Atje gjetëm ngrohtësinë shqiptare e prindërore.

… Situatat. Mosha, pjekuria dhe përgjegjësitë na detyrojnë edhe ne veteranët që të reflektojmë për të ndrequr edhe ndonjë trajtim të gabuar.

*Opinionet dhe kujtimet e ish partizanëve të Br. V  janë marrë nga Vangjel  Kasapi, “Lumë, Kukësi, mrekulli e natyrës, kështjellë  e historisë”.

 

Please follow and like us: