Mataraja e politikës, plasin fotomontazhet
Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e djeshme një fotomontazh në rrjetet sociale, ku shfaqej lakuriq si Davidi, ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po e fotografonte bashkë me Monika Kryemadhin si turistë, të shoqëruar nga Klajda Gjosha dhe Jorida Tabaku. Rama pyeste dje faqen e njohur të Meme-ve në rrjet, “Brryli Broadway”: Ej Brryli Broadway ça bohet kshu nga doli kjo”, -shkruante Rama.
Fotoja e postuar nga Edi Rama
Menjëherë ka reaguar faqja e humorit që dje shkruante: “Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet”. Por duket se sot ka ardhur përgjigjia e vërtetë nga Brryli. Ata kanë publikuar sot të njëjtën foto, ku në rolin e Davidit është ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, dhe ministri Bushati janë duke fotografuar Berishën.
“Ej o Edi Roma ça bohet kshu me ju mer jahu, keni nerru korsi ee…Mjesi kecat e Dajes”, -shoqëron Brryli postimin.
Fotoja e postuar nga Brryli Broadway