Zana Tako: I buzëqesh dhimbjes
I buzëqesh dhimbjes,
sepse brenda saj kam lindur.
Roje e ditëve të mia,
statujë që nuk përkulesh.
Ngjan me vargun e shkëputur nga fjalia,
nënqesh sa herë të jepet mundësia.
Kërkon të shuash flakën e ndezur,
kur e di, se në të ftohtë mërdhin.
Ndjemë të kuptosh,
se pa zjarr nuk ngrohem,
se pa shpirt nuk jetoj.
I ftohti nuk është stina ime.
Për ku jam nisur ti nuk e di,
rrezja e dritës do të tregojë udhën.
Një pikë vesë do të njomë vështrimin,
për të të kujtuar,
se ekzistoj…
Please follow and like us: