26 miliarderë me pasuri sa gjysma e njerëzve të globit
Përqëndrimi i pasurisë në botë është theksuar edhe më shumë gjatë vitit 2018. 26 miliarderë kanë sot në duart e tyre po aq para sa gjysma më e varfër e banorëve të globit, bëri të ditur në raportin e saj të përvitshëm organizata jo qeveritare Oxfam. Kurse njeriu më i pasur në botë, pronari i Amazon, Jeff Bezos e çoi pasurinë e tij në 112 miliardë dollarë vitin e kaluar. Por “i gjithë buxheti i shëndetësisë së një vendi si Etiopia është vetëm 1% e pasurisë së tij”, thuhej në raportin e Oxfam. Në një shikim të përgjithshëm, pasuria e njerzve më të kamur është shtuar me 900 miliardë USD vitin e shkuar, pra me një rritëm prej 2,5 miliard në ditë, ndërkohë që ajo e pjesës më të varfët të planetit ka rënë me 11%.
Gazeta franceze e së majtës së moderuar “Liberation” e cila këtë të hënë ka në faqen e saj të parë emrat e 26 miliarderëve duke vëmë shenjën e barazisë mes pasurisë së tyre dhe asaj të gjysmës së planetit. Për miliarderët as kriza financiare e vitit 2008 nuk ka përbërë një shqetësim, “ Pasuria e tyre që nga ajo kohë jo vetëm është ulur, por taksat kundrejt tyre janë paksuar gjithmonë e më shumë duke arritur në nivele të pa imagjinueshme në dhjetërvjeçarët e fundit” nënvizon raporti. Nëse kurba e kësaj tendence të theksuar pabarazie do të kishte drejtim tjetër shumica e qeverive do të kishin resurse të mjaftueshme për të financuar shpenzimet publike, vë në dukje Oxfam e cila këmbëngul në faktin se në 1 dollar taksim mbi të ardhurat vetëm 4 cent rrjedhin nga taksimi i pasurisë. Ky raport publikohet në momentin kur në shumë vende të botës po merr jetë debati mbi rritjen e taksave për të pasurit thekson agjensia franceze e lajmeve AFP. Në Francë kriza e jelekëve të verdhë, “gilets jaunes” u shoqërua me kërkesat e vendosjes së taksës mbi pasurinë. Kurse në Amerikë, ylli në ngritje i Partisë Demokrate, e sapo zgjedhur në kongres, Alexandria Ocasio-Cortez, ka propozuar taksimin deri në 70% për më të pasurit duke marrë edhe mbështetjen e çmimit Nobel për ekonominë, Paul Krugman.
Burimi Liberation dhe Huff Post/ Përgatiti Lapsi.al