Albspirit

Media/News/Publishing

Diplomati gjerman paralajmëron: Regjimi iranian po qëllon këmbët e veta

Një diplomat veteran gjerman ka paralajmëruar se zyrtarët e regjimit iranian po “qëllojnë këmbët e veta”, në vijim të arrestimit të një afgano-gjermani me akuzën e spiunazhit. Wolfgang Ischinger tha se veprimet e regjimit iranian në Gjermani e në vende të tjera po ngrenë shqetësime politike dhe kanë shumë mundësi ta kërcënojnë paktin bërthamor të 2015-ës mes Iranit dhe pesë fuqive botërore: Mbretërisë së Bashkuar, Rusisë, Francës, Kinës, dhe Gjermanisë. Ischinger, një ish-ambasador gjerman në Uashington, tha të enjten: “Irani duhet të jetë aq i zgjuar sa ta kuptojë se po qëllon këmbët e veta pasi po e dëmton atmosferën politike rreth Planit të Përbashkët Gjithpërfshirës të Veprimit (JCPoA).” Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende të përkushtuara ndaj paktit bërthamor të 2015-ës, i cili i heq sanksionet mbi shtetin e Gjirit Persik në këmbim të kufizimeve të supozuara në programin e tij bërthamor, edhe pse SHBA u tërhoq majin e shkuar dhe i rivendosi sanksionet; për të cilat Europa ka premtuar se do ta ndihmojë Iranin t’u shmanget.

Rasti i Spiunazhit

Besohet se Gjermania i ka shprehur shqetësim të madh për këtë rast të dyshuar spiunazhi, i cili përfshin një anëtar të ushtrisë gjermane që u arrestua të martën, një diplomati të lartë iranian në fillim të kësaj jave. Një burim i ministrisë së jashtme gjermane ka thënë: “Ministria e jashtme e ka diskutuar rastin me menaxherin e ambasadës iraniane më 15 janar dhe ka shprehur shqetësimin tonë të madh për këto veprimtari të dyshuara të inteligjencës.” Ischinger, kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i ka dënuar veprimet e Iranit por nuk beson se Irani do t’i frenonte veprimtaritë e tij të spiunazhit edhe nëse do të kishte një marrëveshje zyrtare për këtë.

Please follow and like us: