Albspirit

Media/News/Publishing

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i SHÇBA

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë. Kështu, z. Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

 Z.Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi. SHÇBA është një nga zyrat dhe strukturat më kyçe të policisë pasi ka në dorë informacione të rëndësishme dhe konfidenciale. Rrumbullaku, drejtues me përvojë në Policinë e Shtetit, i larguar 5 vitet e fundit, do të marrë drejtimin e institucionit që ka si detyrë funksionale kontrollin e ligjshmërisë së punës së organizatës së policisë. Ai mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike (2009-2013), ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.

Please follow and like us: