Ndue Ukaj: Për Ibrahim Rugovën!
Për Ibrahim Rugovën është shkruar dhe folur shumë. Për të kanë folur me admirim presidentë dhe shefa shtetesh e qeverish të fuqishme të botës. Për të kanë shkruar autoritete kulturore dhe shkencore, aq sa, dikush mund të thotë se, për të janë thënë të gjitha.
Rugova, me idetë kulturore dhe letrare u bë shandan drite për kahet e zhvillimeve kulturore në Prishtinën e kohës.
Me idetë politike, u bë apostull i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë për vendin e tij.
Për të është thënë se:
Se ishte më i urti;
Se e mësoi botën me të vërtetën për Kosovën;
Se ishte më i dituri;
Se ishte më i dashuri;
Se ishte filozof;
Se i ngjante Krishtit;
Se ishte si një shenjt natyral;
Si ishte më paqësori;
Se ishte i më kulturuari;
Si ishte më i kujdesshmi;
Se ishte unik;
Se ishte i jashtëzakonshëm…
Përkundër faktit se, për të është folur dhe shkruar shumë, ka ende shumëçka të thuhet dhe të shkruhet. Sepse, vepra e tij, politike dhe kulturore, përbën një pasuri kombëtare. Sepse, trashëgimia e tij, mund të shërbejë, për të ndërgjegjësuar të tashmen tonë, për të holluar mendjen drejt se ardhmes dhe për të fisnikëruar gjuhën politike.
Po, Rugova ishte unik në hartën e politikës shqiptare dhe europaine.
Ai besoi dhe ishte dishepull i ideve të mëdha politike dhe etike, me të cilat cilësi e shpëtoi Kosovën.